“Kush po gënjen”, Mospërputhje të deklaratave të Kurtit dhe avokatit të Ridvan Muharremit

Autori: Gazeta inFokus
23:33 | 22 August 2023
Gazetari i ekonomisë, Shkelzen Dakaj, ka reaguar pas deklaratës së fundit të avokatit të Ridvan Muharremit, Mahmut Halimit në lidhje me historinë e blerjes së grurit nga Turqia, shkruan Gazeta Infokus
Dakaj përmes një postimi në “Facebook”, ka ngritur një pyetje duke thënë se “A po gënjen kryeministri apo avokati i Ridvan Muharremit?”, e kjo për shkak të mospërputhjes së deklaratave të tyre.
Në deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, para katër ditësh kishte mbrojtur Muharremin pas arrestimit të tij duke shprehur mllef ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, mediave dhe policisë duke thënë se” 99.5% e sasisë së grurit ka mbërritur dhe për pjesën tjetër, kompanitë furnizuese kanë detyrim të hapen për të plotësuar kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, do të ndiqen procedurat ligjore”
“Qeveria jonë është e përgjegjshme dhe e drejtë. Kemi sjellë progres ekonomik dhe demokratik të paparë në Kosovën e pasluftës. Rezervat shtetërore i kemi gjetur 300 mijë euro e i kemi bërë 25 milionë euro për dy vite. 97% të vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërrirë në Kosovë, përfshirë këtu 99,5% të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo në vendin tonë, e për pjesën e mbetur, kompanitë furnizuese kanë obligim të hapur për ta përmbushur kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë janë procedurat ligjore. Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj”, kishte deklaruar Kurti
E ndërkaq sot avokati i të arrestuarit Ridvan Muharremi, ka deklaruar se kompania ka sjellë të gjithë sasinë e porositur po që sipas tij, malli është vjedhur në Durrës e ku mungojnë 52 tonë grurë.
“Ridvan Muharremi bashkë me atë turkun kanë arritur ta heqin embargon për tri ditë. Qeveria e Turqisë me pranue me heq embargon për një kohë të shkurt, në mënyrë që të bëhet shkarkim-ngarkimi. Dhe e kanë arritur këtë qëllim. Janë të gjitha provat. Falë angazhimit të z.Ridvan Muharremi dhe zotërisë nga Turqia. Vedim i Qeverisë turke për Kosovën. Në mënyrë kronologjike po dua të vij edhe deri tek mungesa e 52 tonëve. Kanë arritë me e bind Qeverinë turke dhe iu kanë leju… Në komunikimet që i ka bo Ridvani me Ministrinë, e ka përdor edhe faktin, se ka dëgju që z.Kurti në atë kohë ka qenë në Antalia, në një takim ndërkombëtar, ku ka qenë prezent edhe Erdogani. Në komunikim pastaj ministria me të, ai vetëm sa ka qenë një pikë shtyse që Erdogani me e heq embargon për hirë të Kosovës. Eshtë heq embargoja”, kishte deklaruar Halimi në emisionin Frontal të T7.
Avokati i Ridvan Muharremit, Halimi: 52 tonë grurë u zhdukën në Durrës, përgjegjëse është MINT-i
Madje ai ka potencuar se kjo gjë është bërë e ditur pas 1 muaji e ku përgjegjëse për këtë gjë e bënë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në krye me Rozeta Hajdarin e ku këtë të fundit Kurti e kishte mbrojtur në deklaratën e tij para 4 dite ku ka thënë se “Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj”.
E tash pas gjithë këtyre mospërputhjeve të deklaratave ka lindur pyetja e Dakës, se kush është duke gënjyer, kryeministri apo avokati i Ridvan Muharremit.
Ndryshe Muharremi është arrestuar të premten nën dyshimin për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...