Kush po dëshiron ta ndalë investimin 220 milionësh gjerman në Klinë për interesa të importuesve të çimentos?
Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 13 May 2022
Një fushatë e egër ka filluar ditëve të fundit për të ndaluar një investim gjerman në vlerë prej rreth 220 milionë eurosh në komunën e Klinës. Gjoja një grup qytetarësh po thërret protesta për çështje ambientale, por siç mëson media jonë, prapa këtij grupi qëndrojnë struktura lobuese të dyshimta, të ndërlidhura me krimin rajonal të çimentos me çmime të fryra, përfshirë Serbinë.
Me një email të nënshkruar nga një person i përveçëm synohet lajthitja e qytetarëve duke thënë se po thirret protestë “për një Klinë të pastër”, por që në thelb ka pengimin e investimit që pritet të punësojë afro 500 qytetarë të Klinës me rrethinë, e tërë kjo pengesë për interesa të përfituesve individualë.
Por cila është e vërteta e këtij investimi gjerman të cilën po e fshehin strukturat e dyshimta?
Bëhet fjalë për ardhjen në Klinë të kompanisë së njohur gjermane Thysenkrupp, me përvojë 160 vjeçare.
Fabrika tashmë i ka marrë të gjitha lejet e operimit nga komuna e Klinës dhe ministritë përkatëse, pas shqyrtimit të të gjitha licencave dhe kërkesave të fushës.
Investitori gjerman me renome botërore ka paraparë ndërtimin e fabrikës e cila respekton 100 % të standardeve evropiane, që do të ketë zero ndikim në ambientin përreth, pa emetim të gazrave, pluhurit dhe me amortizim të zhurmës.
Krahas punësimit të rreth 500 punëtorëve në mënyrë direkte, me mekanizmat përcjellës të veprimtarisë do të mundësojë edhe punësimit indirect të dyfishit të këtij numri.
Sipas të dhënave nga Dogana, Kosova importon rreth 800.000 tonë çimento në vit. Me fillimin e operimit të kompleksit Thysenkrupp në Klinë, do të arrihet të bëhet zëvendësimi thuajse i plotë i këtij importi, një pjesë edhe nga Serbia.
Mos realizimi i këtij projekti është në interesin e drejtpërdrejtë të prodhuesve nga Serbia dhe shtete të tjera që duan t’i ruajnë pozitat monopolizuese.
Qytetarët e Klinës bashkë me autoritetet komunale e kanë mirëpritur këtë projekt, si një nga masat kryesore për të penguar ikjen e madhe të të rinjve të këtij rajoni Kosovar drejt shteteve të Perëndimit.
Të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...