Kush ishte Bujar Nishani, ushtaraku që u bë President i Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 28 May 2022
Bujar Nishani u betua si president i Shqipërisë më 24 korrik 2012 në moshën 47 vjeçare. Ai mbante pozitën e Ministrit të Brendshëm kur e mori pozitën e të shefit të shtetit shqiptar. Në Shqipërinë postkomuniste, Nishani ishte presidenti i pestë. Ai vdiq sot në moshën 57 vjeçare pas komplikimeve shëndetësore në një spital në Gjermani.
Bujar Nishani ka lindur në Durrës më 29 shtator 1964, kurse ka diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skenderbej” në Tiranë kurse studimet pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara në Shkollën Postdiplomatike të Marinës për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”. Ai poashtu kishte diplomuar edhe në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004.
Bujar Nishani u bë pjesë e Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitin 1991 dhe ka mbajtur disa pozita të larta shtetërore, shkruan Express.
Nishani ka qenë deputet i Parlamentit e më pas ka ushtruar funksionin e ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm, pozitë të cilën e kishte mbajtur deri më 24 korrik 2012 kur edhe ishte zgjedhur President i Shqipërisë.
Nishani shërbeu si i pari i shtetit shqiptar nga 24 korriku 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017.
Ai u zgjodh president i Shqipërisë me 73 votat e shumicës në Parlament.
Vizitën e parë jashtë shtetit si president Nishani e kishte realizuar në Kosovë. Ai ishte shpallur qytetar nderi i qytetit të Prizrenit dhe Drenasit.
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...