Lajme

Kush është “Molla e kuqe”?

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 24 May 2019

Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës “Komandant Molla e Kuqe”, ishte epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Molla e Kuqe” është nga Suharekës, shkruan Gazeta inFokus.

54-vjeçari nga fshati Shirokë, është gjykuar nga drejtësia vendore si i akuzuar kryesor për krime civile gjatë luftës.

-Advertisement-

Për të ishte ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 2016 për veprën penale – privim nga liria të një civili në kohë lufte.

Fjala është për Haxhi Përteshin nga Duhla e Suharekës.

Përteshi ishte marrë në qershor të vitit 1998 nga persona me uniforma të UÇK-së. Ai ishte gjetur i vdekur në rrugë të fashtit.

E vendimi përfundimtar i Gjykatës së Prizrenit do të merrej më 9 janar të 2019-tës.

Por “Molla e Kuqe” ishte ftuar në dhjetor të 2018 nga Gjykata Speciale me seli në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Por ai refuzoi ti përgjigjet kësaj ftese duke bërë që Shala të zhduket nga “faqja e dheut”.

Pas gjashtë muajsh, të premtën, Policia e Kosovës e ka arrestuar atë.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Natal Bullakaja, duke mos dhënë detaje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera