Kusari-Lila rendit arsyet për përjashtimin e Haki Abazit
Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 22 February 2023
Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila ka treguar pse është shkarkuar Haki Abazi nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.
Kusari-Lila në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se qëndrimet e tij në raport me politikat e qeverisë kanë dalluar dramatikisht.
“Po tashmë rruga dhe qëndrimet e tij në raport me politikat e grupit dhe qeverisë kanë dallu dhe po dallojnë dramatikisht.
Së pari në komisionet parlamentare të gjithë delegohen prej grupit parlamentar. Deputetët e kanë mandatin e vetë, pastaj zgjedhjen, bëjnë propozimet partitë ku mendojnë se cilët njerëz janë më adekuat për t’i kryer detyrat e veta”, tha Kusari-Lila.
Shefja e grupit parlamentar të VV’së thotë se Abazi nuk e ka konsideruar të rëndësishme që të koordinohet dhe të komunikojë me grupit sa i përket punës së Komisionit për Punë të Jashtme.
“Ne udhëheqim me 7 komisione, njëri prej tyre është edhe komisioni për punë të jashtme, dhe ky e ka marrë këtë pozitë. Ndoshta e ka konsideruar, nuk e di, që ndoshta është shumë i rëndësisshëm se sa të mbajë koordinimin dhe komunikimet me grupin, e natyrisht pastaj edhe t’i kthejë raportimet.
Agjenda e komisionit ka qenë shpeshherë shumë e mbajtur për brenda, dhe jo me diskutime se konsideron se është më përgjegjësi. Pastaj kanë fillu edhe adresimet komplet ndryshe prej asaj cfarë ka qenë qëndrimi i qeverisë, për komisionet funksionale, për përcjelljen të agjendës së qeverisë”.
Tutje, Kusari-Lila tha se ankesat e Abazit për Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë arritur deri në pikën sa nuk ka pasur komunikim fare me këtë dikaster.
“Pastaj, nëse fillon të ndihet jokomiditeti dhe jo bashkërendimi i aktiviteteve që i mbulon komisoni, atëherë nuk e di se në agjendë të kujt po shërbejnë.
Ministria e Punëve të Jashtme ka një mori agjendash dhe kanale të komunikimit të cilat ka vazhdu, që Abazi ka pas ankesa të vazhdueshme dhe pastaj ka ardhur deri te mos komunikimi fare me këtë dikaster”.
Shefja e grupit parlamentar të VV’së, derisa liston arsyet e shkarkimit të Haki Abazit, thotë se janë marrë parasysh edhe abstenimet dhe kushtëzimet që i ka bërë deputeti i VV’së për të marrë pjesë në votime.
“Pastaj fillojnë abstenimet dhe kushtëzimet që ky i ka bërë vazhdimisht për pjesëmarrje në votime të tjera.
Po mendoj prezenca apo moprezenca e tij në seanca shihet, mospjesëmarrja në votime, kushtëzime me tërheqje të legjislacionit, apo deklarata që nuk janë të bashkrenduar apo nuk kanë qenë në frymën e njëjtë me qëndrimin e qeverisë”.
Në fund, Kusari-Lila foli edhe për propozimet që Abazi i kishte, për të cilat thotë nuk duhet të nxjerreshin në opinionin publik, por të adresoheshin te qeveria.
“Është krejt në rregull që të gjithë të bëjmë propozime, por secili e kemi përgjegjësinë e asaj cka bartin. Unë si shefe e grupit parlamentar ndonjëherë mund të kem mendime ndyrshe me qeverinë, por shkoj i adresoj te qeveria. Ideja nuk është të nxjerrë secilin mendim që e kam ndryshe jashtë në opinion publik, për të thënë se kam opinion publik. Ne jemi prapë organ kolektive, dhe në situatat kur ti ke probleme të gjesh harmoninë ose të koordinosh apo të kesh konsistencë me grupin, atëherë duhet shiqu se ku çalon ky komunikim. Dhe në situatën kur bart përgjegjësi të udhëheqjes së një dikasteri, dhe nuk e ke gatishmërinë për me bashëkrendu me të tjerët për atë çështje, pastaj duhet me shiku se cka ne kolektivisht mund të bëjmë për të përmirësuar”.
Të tjera
-
Kurti: Amerika është mikja dhe partnerja jonë historike
Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nënsekretaren e Departamentit të...
-
Përfundon takimi i prindërve dhe Thaçin në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”
Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Parabu...
-
Osmani pas takimit me Nënsekretaren amerikane: Partneriteti ynë me SHBA-të, është dhe do të mbetet ekzistencial për çdo sukses dhe çdo arritje të Republikës sonë
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përba...
-
Hamza në Zvicër: Mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri ...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Mehmet Bylykbashi
Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet...
-
Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish...
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...