Kurti tregon pritshmëritë për takimin e 18 marsit me Vuçiqin në Ohër
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 08 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se pritshmëritë për takimin me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak janë që të vazhdojnë me përgatitjet për takimin e datës 18 mars në kuadër të dialogut.
“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkangjesim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.
I pyetur nëse do të ketë nënshkrim në takimin e radhës, Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në takimin e mbajtur me 27 shkurt. Ai shtoi se është dëm që teksti i dakroduar me pesë fjali në preambul dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt.
“Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur isha në Bruksel, andaj për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra. Është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambulë dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt. Dhe pse nuk ka nënshkrime, përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, tha Kurti, raporton KP.
Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një vizite në Graçanicë.
Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.
Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e propozimit.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...