Lajme

Kurti takohet me Plenkoviqin, Kosovës i ofrohet mbështetje në rrugën evropiane

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 18 January 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq.

Kurti tha se Kosova e Kroacia kanë një të kaluar të përbashkët e një të ardhme brenda BE-së dhe NATO-së.

“Gëzohem të shkëmbejmë mendime me Kryeministrin Andrej Plenkoviq gjatë Forumit Ekonomik Botëror. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Ndërsa, Plenkoviq i ofroi mbështetje Kosovës në rrugën evropiane e reformuese, teksa shtoi se Kroacia do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira dypalëshe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera