Lajme

Kurti takohet me delegacionin nga Federata e Paqes Universale për Evropën Juglindore

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 11 February 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni priti sot në takim një delegacion nga Federata e Paqes Universale (UPF) që përbëhej nga Dr. Katsumi Otsuka, Kryetar i Federatës për Evropën Juglindore, Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i UPF në Shqipëri dhe Ejona Icka, Sekretare e Përgjithshme e UPF në Kosovë.

Kryeministri Kurti falënderoi të pranishmit për vizitën, ndërkaq i njoftoi ata për arritjet dhe reformat e deritanishme dhe për indikatorët ekonomikë dhe demokratikë në vend.

Në këtë takim, u fol për synimet e fondacionit, bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, dhe për vlerat e përbashkëta si të drejtat e njeriut, solidariteti, miqësia dhe paqja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera