Kurti sulmoi ashpër edhe dy liderët e rinj të partive opozitare , i portretoi si pjesë të “ish- regjimit”
Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 03 October 2022
Pas dy viteve në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje sot është dukur si opozitë edhe një herë, me një video që e ka publikuar, duke bërë një kolazh figurash që kanë mbajtur pushtetin në vitet e mëhershme.
Një sërë figurash, duke nisur nga ish-presidenti e Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli, të cilët gjenden në burgun e Hagës, sot nga VV janë etiketuar si shkatërrues shteti. Krejt kjo në ditën kur qeveria e VV-së po merr kritika të shumta për mos-ekzekutimin e pagave të punëtorëve grevistë të sektorit publik për muajin shtator.
Mes figurave që janë ekspozuar në këtë video, janë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi si dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndonëse si pjesë e qeverive të kaluara nuk kanë përcaktuar politika madhore ekzekutive.
Kjo video, e shpërndarë në formë propagande, është parë me shqetësim nga shumë qytetarë dhe akterë të jetës publike, duke qenë se partia tashmë është në qeveri e shumicës, me numra të nevojshëm në Kuvendin e Kosovës, për t’i realizuar synimet dhe premtimet e saj elektorale.
Ndërkohë, edhe pas dy vitesh në pushtet, VV ka zgjedhur që të flas për qeveritë e kaluara, sikurse dëmet e supozuara të ishin të pariparueshme dhe ata janë në pushtet vetëm sa për t’i evidentuar ato dhe për të vajtuar për të kaluarën “tragjike”.
“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin e VV-së, të përcjell me një video.
LV ka fituar zgjedhjet për të dytën herë më 14 shkurt të vitit 2021 dhe prej marsit të atij viti qeveris në vend.
Në video shfaqet edhe fytyra e ish-kryeministrit Isa Mustafa, që është tërhequr nga skena politike, ish-kryeministrit tjetër, Ramush Haradinaj, dhe ish-kryediplomatit Behgjet Pacolli. Në videon e LV-së, ku janë apostrofuar ish-funksionarët, nuk është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të LV-së , Mimoza Kusari, e cila ka qenë pjesë pushteteve të kaluara. /GazetaExpress
Të tjera
-
Haradinaj: Në katër vjet, 1.5 miliardë euro investime në arsim dhe shëndetësi
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot planin për in...
-
ATK-ja konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK-ja kërkon nga MSH-ja marrjen e veprimeve për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka kërkuar opinion ligjor nga Administrat...
-
Haradinaj premton rritje ekonomike deri në 7%
Kandidati për kryeministër i koalicionit për “Kosovën Fituese”, Ramush Haradi...
-
Gjakovë: Një person arrestohet për vjedhje
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Gjakovës ka arrestuar nj...
-
Më 5 shkurt mbyllet afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për regjistrim për votim ...
-
Dakaj: Deri më tani Vetëvendosje pagoi 100 mijë euro sponzorizime në Facebook, është kampione në shpenzime
Me mbi 100 mijë euro, Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila është duke shp...
-
Krasniqi: Dejona Mihaili nuk punon për Kosovën, AKI-ja e di këtë
Ish-deputeti njëherësh njëri nga financuesit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje...
-
“Nuk mundesh me vjedh pa e ditë Albini”, ish deputeti zbulon gjithcka: Martin Berishajn e kanë detyru
Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë akuza të forta ...
-
Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën kryeministër, Përlepnica dhe Gjilani mundet më mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Publikohet dëshmia e plotë e Dejona Mihalit para prokurorit, konfirmohet biseda për spastrime në KEK
Dëshmia e Dejona Mihalit në Prokurori i nxjerr zbuluar kryeministrin Albin Ku...
-
Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme në rritje në Kosovë, kërkohet marrja e masave për parandalim
Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë seri...
-
Deklarata e Dejona Mihalit në Prokurori – pranon se në grupin në WhatsApp, Krasniqi e njoftonte edhe Kurtin për çdo tender e çdo kompani
Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejo...