BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus
09:43 | 04 February 2025
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan Trump, por e nuk përjashton mundësinë për t’u kundërpërgjigjur me tarifa doganore.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-së në Bruksel se Bashkimi Evropian mund t’u “përgjigjet politikave doganore me politika doganore” duke shtuar se “ne duhet dhe do ta bëjmë këtë.”
Megjithatë BE-ja ka si qëllim të parë të merret vesh me presidentin Trump, sepse sipas Olaf Scholz-it, në fund të fundit, si SHBA edhe Evropa, do të përfitonin nga shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve.
“Nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për SHBA-në, keq për Evropën.” – tha kancelari Scholz.
Tone luftarake nga Franca dhe Luksemburgu
As Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk i përjashtoi kundërmasat: nëse BE-ja “do të sulmohet në çështjet tregtare, Evropa do të duhet të fitojë respekt si një fuqi e sigurt në vetvete dhe të reagojë”, tha ai.
Jashtëzakonisht luftarak u shpreh kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden. “Ne nuk jemi më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikush dëshiron luftë tregtare, do të përballet me një luftë të tillë”, tha 61-vjeçari. Por në të njëjtën kohë ai theksoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet transatlantike të jenë të mira. “Konfliktet tregtare janë gjithmonë të këqija,” tha luksemburgasi.
Kallas bën thirrje për maturi
Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues” – tha Kallas.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet “të bëjë gjithçka për të shmangur këto barriera tarifore krejtësisht të panevojshme dhe të marra, ose luftëra tregtare”.
Presidenti i SHBA-s, Donald Trump shpalli të shtunën (01.02.) një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze. Trumpi i kërcënoi sërish evropianët me masa të ngjashme. I pyetur në një konferencë shtypi për tarifat tregtare për vendet e Bashkimit Evropian, Trumpi tha: “Kjo do të ndodhë patjetër”. Nuk kemi ende një plan kohor, por do të ndodhë “shumë shpejt”.
Gjermania do të goditej rëndë
Pavarësisht nga kjo retorikë e ashpër ende mbetet e paqartë nëse SHBA-ja do të vendosë vërtet tarifa doganore ndëshkuese kundër BE-së. Nëse kjo do të ndodhë, tarifat doganore mund ta dëmtojnë rëndë Gjermaninë, sidomos industrinë e automobilave.
Si pasojë e vendosjes së tarifave doganore ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës çmimet e aksioneve të BMW-së dhe të Mercedes-it ranë me gati katër për qind, ndërsa aksionet e Volkswagen-it ranë madje më shumë se pesë për qind. Shoqata gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) u shpreh se këto tarifa do të ishin “një goditje e fortë dhe hap prapa për tregtinë botërore të bazuar në rregulla”.

Të tjera
-
Voton e para e vendit – presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj të vot...
-
Shifra e fundit: Ja sa votuan në përfaqësi diplomatike
Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplom...
-
Kaq qytetarë të Kosovës votuan deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat...
-
Kandidatët për kryeministër ftojnë qytetarët që të votojnë
Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve q...
-
Eman Rrahmani shfrytëzon të drejtën e votës
Drejtuesi i Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka hedhur votën e tij në ...
-
Presidentja Osmani në pritje, respekton radhën e qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në qendrën e votimit në Faku...
-
Memli Krasniqi pas votimit: Vota qytetare për të ardhmen, ashtu siç e kishim fushatën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas ushtrimit të s...
-
Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-së në Kosovë viziton KQZ-në
Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Pratipati të dielën ka ...
-
Adresat e 38 Qendrave të Votimit për votimin me kusht Republikën e Kosovës
Prishtinë, 7 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën ...
-
Voton Fatmir Limaj: Sot një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar në shkollën fillore ...
-
I shoqëruar nga bashkëshortja, voton Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tashmë ka hedhur vo...
-
54 aksidente vetëm të shtunën në Kosovë
Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë u regjistruan 54 aksidente. Sipas të dhën...