Kurti sfidohet nga studentet shqiptare në SHBA për mosreagimin e Gërvallës: Reagimi emocional ndaj saj u bën dëm liderëve të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus
16:41 | 21 September 2026
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla është “objektiv i gabuar” i disa protestuesve në Prishtinë që kanë kërkuar dorëheqjen e saj, pasi ajo kishte thënë vite më parë se do të dërgonte dëshmi në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Kurti në një bashkëbisedim me studentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç dëgjohet në një video të publikuar nga VOX Kosova, u pyet për moreagimin e Gërvallës pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burgim.
“Pse nuk u është drejtuar ajo qytetarëve të Kosovës për të sqaruar publikisht qëndrimin e saj dhe veprimet e saj lidhur me këtë çështje? Mendoj se qytetarët kanë të drejtë ta dinë qartë se ku qëndrojnë institucionet dhe përfaqësuesit e tyre përballë asaj që ju vetë sapo e quajtët të padrejtë”, pyeti studentja Laura Dragusha.
Kurti, duke iu përgjigjur asaj, tha se selektimi i këtyre deklaratave të Gërvallës dhe “reagimi emocional” ndaj tyre është “dëm i madh” që u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Donika Gërvalla ka thënë shumë gjëra, por çështja është se çfarë po zgjidhni ju të shfaqni nga ato që ajo ka thënë. Mendoj se është dëm i madh ndaj katër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët padrejtësisht janë të burgosur në Hagë që të drejtohet reagimi emocional kundër Donika Gërvallës”, tha ai.
“Por, nëse jeni kundër kryeministrit Kurtit mos e ktheni Donika Gërvallën në objektiv dhe pastaj të përpiqeni në këtë mënyrë ta ndihmoni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin sepse nuk do të ndodhë. Është një reagim emocional ndaj objektivit të gabuar”, tha Kurti.
Një studente tjetër, Anisë Murseli, tha se shoqja e saj, Laura, nuk po bënte “reagim emocional” dhe se qytetarët do të duhej ta dinin qëndrimin e ministres së Drejtësisë.
“Kryeministër, dua të filloj duke thënë se Laura, shoqja ime, duke pyetur për Donika Gërvallën nuk po bën reagim emocional. Nuk do t’i kushtonte shumë ministres sonë që thjesht ta rikonfirmonte qëndrimin e saj se ajo nuk ka dërguar prova. Mendoj se kjo është gjithçka që po kërkojnë njerëzit dhe është një kërkesë e arsyeshme në një vend demokratik me përfaqësues të zgjedhur, për të kërkuar një gjë të tillë”, tha ajo.

T� tjera
-
Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave nga Krim...
-
DOSJA e Sinjalizuesit alarmon Kurtin, Ramën e Prokurorinë për keqpërdorime masive e punësime familjare në ndërmarrjet publike të Prishtinës
Një dosje me denoncime për punësime familjare, ndikime politike, keqmenaxhim ...
-
Vjosa Osmani – Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët
Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se LVV dhe Qeverisja e Kurtit në v...
-
Konjufca për Raportin e Progresit: S’ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,...
-
“…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi”, Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur ...
-
Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, a ka ma marre…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen...
-
Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverin...
-
Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërp...
-
Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare
Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshir...
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti
Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sig...
-
“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe t...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...





























