Lajme

Kurti pret ambasadorin e ri turk: Turqia, partner i dëshmuar i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 23 February 2023

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim, ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Kurti në këtë takim shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk, si mik e partner i dëshmuar i popullit dhe Republikës së Kosovës.

Ai shprehur gjithashtu më të thella ambasadorit për viktimat e tërmetit që e goditi Turqinë duke shtuar se Kosova është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, dhe mbi bazën e kapaciteteve të saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, kanë ndihmuar në këtë kohë të vështirë.

-Advertisement-

Mysafiri Angili shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë. Ai shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e Republikës së Kosovës dhënë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti shkatërrues.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në ekonomi, siguri, mbrojtje dhe kulturë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera