Kurti për Qorrajn: Shenjoi historinë e kinematografisë dhe artit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
21:06 | 23 August 2023
Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e aktorit Xhevat Qorraj.
“Me pikëllim e lexova lajmin për vdekjen e Xhevat Qorrajt, artistit të madh të skenës teatrore dhe kinematografike të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Kam qenë 10 vjeçar kur pat bërë jehonë në Kosovë dhe rajon aktori Xhevat Qorraj në rolin e Prokës, kryepersonazh te filmi ‘Proka’ i vitit 1985, me regji të Isa Qosjas, film të cilin e kam rishikuar disa herë”.
“Loja mjeshtërore e Xhevat Qorrajt në filmin “Proka”, është shembulli ideal i atij paradoksi të artit, ku arti i kinemasë e nxjerrë nga harresa dhe mosnjohja një vepër arti tjetër, si në këtë rast novelën ‘Proka’ të shkruar nga doktori prej Elbasani, Filip Papajani dhe të botuar që më 1936, e mbi bazën e së cilës u përshtat ky film”.
Kurti përmendi rolet tjera të Qorrajt, duke e theksuar që ai i përket gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë kosovarë.
“Të tjera role filmike në filmat ‘Rojet e mjegullës’, ‘Si të vdiset’, ‘Tri dritare dhe një varje’ dhe deri te filmi ‘Eternally Child’, e kanë përjetësuar figurën dhe lojën e aktorit Xhevat Qorraj në botën e filmit te ne”.
“Aktor i gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë në Kosovë, me karrierën e tij artistike mbi pesë dekadëshe, Xhevat Qorraj do të mbetet ndër ata emra që e kanë shenjuar vetë historinë e kinematografisë dhe artit në Kosovë”.
“Mes kujtimesh për aktorin Xhevat Qorraj nëpërmjet filmave ku ai ka luajtur, dua tu shprehë ngushëllimet më të sinqerta nga ana ime familjes Qorraj, kolegëve dhe miqve të aktorit Xhevat Qorraj si dhe tërë komunitetit të artistëve në Kosovë”.

Të tjera
-
Takim i Kryesisë së LDK-së mes letrës së Kurtit – Muhaxheri: Ndoshta kam pasur me taku kryetarin
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se është duke mbajtur një takim të...
-
Haziri shkon në zyrat e LDK-së, gazetarët e pyesin për letrën e Kurtit: S’ka takim tash, çdo ditë jemi në vend pune
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është parë duke shkuar në zyrat e partisë...
-
Bajrami: Kryetari Abdixhiku ka ekskluzivitetin për t’iu përgjigjur letrës së VV-së
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për h...
-
Çfarë po ndodhë në LDK, a e ka ftuar Abdixhiku kryesinë pas ftesës për koalicion nga Kurti
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se është duke mbajtur një takim të...
-
OEK kërkon pezullim të vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga institucionet e vendit që të sht...
-
Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për “Spiunazh”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa ...
-
A është Europa e gatshme ta mbrojë veten pa ShBA-në?
Për tre muaj dinamik, administrata Trump i ka dërguar një mesazh të qartë Eur...
-
PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka ngritur shqetësimin...
-
Haxhiu për kr*min në Prizren: Institucionet përgjegjëse janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për krimin që n...
-
Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër në ora 10:00
Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për seancën konstituive që do të vazhdoj...
-
Muharremi: VV-ja do të vazhdojë me rënie, derisa të arrijë në nivelin 20-25%
Njohësi politik, Shenoll Muharremi, ka komentuar raportimin se me matjet e fu...
-
Rrjeti i Grave të Kosovës reagon pas vras* jes së 15-vjeçares në Prizren: “Vajzat nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre”
Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar ashpër pas vrasjes së rëndë që ndodhi so...