Sot, 72 vjet nga hapja e Teatrit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës

Autori: Gazeta inFokus
17:19 | 13 January 2025
Sot bëhen 72 vite nga hapja zyrtare e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje këtë datë të veçantë për artdashësit e qytetit bregdetar.
“Në 11 janar 1953, Durrësi, ky qytet me një histori gati tremijëvjeçare, do të themelonte Teatrin profesionist me emrin e aktorit të madh me famë botërore Aleksandër Moisiu.”
Ishin 14 aktorë, një pjesë e mirë tepër të angazhuar në lëvizjen amatore, të cilët themeluan këtë teatër duke nisur historinë e një tradite të mirëfilltë teatrore në shtëpinë e parë të teatrit durrsak, ish-kinemanë “14 Nëntori” e më pas, veprimtaria kryesore e teatrit “Aleksandër Moisiu” u lidh kryesisht me godinën aktuale të saj, e cila u përurua më 4 shkurt të vitit 1965”, shkruan Sako.
Sako shton më tej se ky rrugëtim 72-vjeçar numëron mjaft tituj, çmime e arritje në rang kombëtar e më tej nga aktorët, regjisorët si dhe artistet e profileve të tjerë të këtij teatri.
“Me mbi 250 premiera e me një trupë tashmë të konsoliduar aktorësh, shfaqjet po ridimensionojnë profile të rinj aktorësh me ambicie, përkushtim e shumë dëshirë, duke na dhënë besim për t’a vijuar më tej traditën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në vitet që do të vijnë. Jetë të gjatë Teatrit”, shkruan Sako.
Në videon e ndarë në rrjetet sociale disa nga aktorët të cilët kanë performuar ndër vite në skenën e këtij Teatri, kanë shprehur urimet e tyre.
“Uroj që teatrit t’i kthehet identiteti i tij dhe emri i madh “Aleksandër Moisiu”, pastë jetë të gjatë si jeta e gjithë popullit se Teatri është i popullit dhe populli e do Teatrin se është pasqyra e jetës së tij”, tha Ali Bega.
“Jetoftë në jetë të jetëve, suksese pastë gjithmonë!”, u shpreh Hysen Bashhysa.
“Funksioni i teatrit është argëtimi dhe edukimi dhe me këtë rast unë i uroj Teatrit Aleksandër Moisiu sa më shumë shfaqje të bukura që ta kryejnë sa më mirë dhe sa më bukur misionin për të cili ekziston”, tha Sanie Hoti.
“Dua të falenderoj të gjithë artistët për kënaqësitë e mëdha që i kanë dhënë dhe i japin spektorit tonë durrsak dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Aishe Stari.
Shfaqja e parë e vënë në skenë në teatrin “Aleksandër Moisiu” ka qenë komedia “Vajza nga fshati”, e shkrimtarit Fatmir Gjata, me regji të Pandi Stillu./atsh


Të tjera
-
Zbulohet pllaka përkujtimore e Ismet Rracit, Abdixhiku: Trashëgimia politike e tij vazhdon të jetojë brenda LDK’së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur ...
-
Sorensen pas takimit me Gjuriq e Petkoviq: Patëm diskutim të mirë rreth përpjekjeve për përparim në dialog
Peter Sorensen, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Se...
-
Mediat serbe: Djali i Trumpit do të takohet përsëri me Vuçiqin nesër në Beograd
Donald Trump Jr., djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, nesër do të ...
-
Njësia Speciale arreston ministren boshnjake
Raportohet se është arrestuar një ministre në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas ...
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë që iu shtua në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm për formën e re të përgjegjësi...
-
Aprovohet tërheqja e një viktime nga procedurat në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ishte e shqetësuar për sigurinë
Në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...
-
S’ka zgjedhje pa u kryer konstituimi i Kuvendit, Cakolli përgënjeshtron Mimoza Kusarin: Pretendime të pasakta
Sot, për herë të gjashtë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituoh...
-
Paralajmërimi për mbylljen e MCC, Selimi përmend vonesat që i shkaktoi Qeveria Kurti: Lajm tejet i keq, pasojat i paguajnë qytetarët
Ish-drejtori ekzekutiv i MCC-së, Petrit Selimi tha se paralajmërimet për mbyl...
-
Bekë Berisha: Edhe Fitore Pacollin do ta votoja, jam goxha praktik
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka shprehur gatishmërinë për të votuar kandi...
-
Sveçla jep detaje: Aksioni në Kaçanik po vazhdon, ka arrestime të reja
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se aksioni i ...
-
Vetaksident në Suharekë, vdes një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e...
-
Albulena Haxhiu e gatshme për zgjedhje të reja, Hekuran Murati jo, çfarë po ndodhë në LVV?
Edhe sot për të gjashtën herë dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe p...