Jeta artistike e Margarita Xhepës me dhjetëra role në kinematografi

Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 03 April 2025
Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, e cila numëron dhjetëra role artistike.
Ajo është një nga Zonjat e Mëdha të teatrit e filmit shqiptar që startoi karrierën e saj në vitin 1960 dhe vijoi më pas.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor, sot Teatri Kombëtar, dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, në degën e Dramës.
Ajo ka realizuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve: Majlindën-Majlinda, Dafina-Lumi i vdekur, Filja-Cuca e Maleve, Zonja Mëmë-Kush e solli Doruntinën, Nëna-Përballë vetes, etj.
Margarita Xhepa ka performuar edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”, e shumë të tjerë.
Disa prej personazheve që interpretoi gjatë karrierës së saj janë “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime” dhe “I dashur armik”.
Në vitin 2007, aktores iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës”, ndërkohë është dekoruar edhe me titullin “Artiste e Popullit”, shkruan Top Channel.

Të tjera
-
Kërkohet paraburgim ndaj tre të arrestuarve për kr*me të l*ftës në Kosovë
Të hënën tre persona u arrestuan për krime të luftës në Kosovë. Derisa sot...
-
Vetura përplas këmbësorin në Fushë Kosovë, gjendja e tij e rëndë
Një këmbësor është goditur nga një veturë sot në Fushë Kosovë. Aksidenti ka ...
-
Kroacia të shtunën mban ditë zie për vdekjen e Papa Françeskut
Ditë zie do të shpallet në Kroaci të shtunën për shkak të vdekjes së Papa Fra...
-
Ari thyen rekord historik
Ari ka mbërritur vlera rekorde duke tejkaluar 3500 dollarëshin për ons (28 gr...
-
Prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit për kri* me lu* fte
Tre persona janë arrestuar dje për krime lufte kundër popullatës civile. P...
-
Mediat serbe: Mbyllet restoranti i Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës
Milan Radoiçiq, një biznesmen kontrovers, i cili pas konfliktit të armato...
-
I keqpërdori të dhënat e aplikuesve për kredi, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për të arrestuarin për Keqpërdor...
-
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi...
-
NATO e blen një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale për të rritur aftësitë l*ftarake të Aleancës
NATO përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka blerë një sistem të av...
-
Ursula von der Leyen konfirmon pjesëmarrjen në varrimin e Papës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka konfirmuar pjesë...
-
Policia konfirmon të shtënat me ạrmë zjạrri në Pejë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të sta...
-
Tentim vrạsjạ në Pejë, ja kush janë të dyshuarit në përplasjen me ạrmë
Një gjuajtje me armë zjarri tek stacioni i Autobusëve në Pejë. Sinjali mës...