Kurti në takim me Kallasin kërkon nga BE-ja statusin e kandidatit për Kosovën: Nuk mund të mbetemi peng i Serbisë
Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 24 September 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas drekës së mbajtur të mërkurën në New York me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.
Kurti ka thënë se Kosova duhet të marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një përgjigje ndaj, siç ka thënë ai, përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe orientimit të saj strategjik euroatlantik.
“Statusi i shtetit kandidat për anëtarësim pa vonesa të mëtejme, përveçse i merituar, do të duhej të ishte përgjigjja e Bashkimit Evropian për besnikërinë e Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe përcaktimit të qartë strategjik euroatlantik, por edhe veprim inkurajues për hov të shtuar në përkushtimin tonë për reforma e zhvillim”, ka shkruar Kurti.
Ai ka kritikuar gjithashtu vonesën e Bashkimit Evropian për trajtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 në Pragë.
Sipas Kurtit, Kosova është e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe ka shënuar përparim në shumicën e fushave.
“Mbajtja në sirtar e aplikimit të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 në Pragë, përderisa jemi tërësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe kemi shënuar përparim të rëndësishëm në pothuaj tërë fushat, përveçse padrejtësi ndaj Republikës së Kosovës do të ishte inkurajim i akterëve destabilizues rajonalë dhe më gjerë”, ka deklaruar ai.
Kurti është shprehur se procesi i integrimit evropian të Kosovës nuk duhet të kushtëzohet nga Serbia.
“Republika e Kosovës nuk duhet dhe nuk mund të mbetet peng i fqinjit të saj verior, shtetit që mbron e shpërblen kriminelët e këtij shekulli dhe glorifikon të tjerët që kryen krime kundër njerëzimit, krime lufte e gjenocid në fund të shekullit të kaluar, në luftërat e ish-Jugosllavisë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka akuzuar Serbinë edhe për mohimin dhe fshehjen e krimeve të luftës, si dhe për refuzim të bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.
“Ndërsa vijon me shkelje të të drejtave dhe spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shtuar Kurti.

T� tjera
-
157 mijë euro faturë e rrymës për një fabrikë në Kosovë, alarmon pronari: Si të mbijetojmë me këto çmime në Kosovë?
Prodhuesi vendor, Alajdin Fusha, ka reaguar ashpër ndaj kostos së lartë të en...
-
Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të ti...
-
E mitura e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë gjendet, dërgohet në strehimore
Një vajzë e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët në Fushë K...
-
Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Moti: Vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje shiu
Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Në dis...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachek për nominimin si ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshë...
-
KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Haradinaj: S’do të ketë arrestime të reja, stafi në Hagë po zvogëlohet
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradi...
-
Raporti i KE-së për Kosovën në rend dite, deputetët mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...

































