Lajme

Kurti në Ditën e të zhdukurve: Asnjë vonesë dhe asnjë harresë, sepse përndryshe ne vëmë mbi baza të dyshimta çdo të ardhme

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 27 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë në Kosovë ka thënë se krimi nuk duhet liberalizuar, shkruan Gazeta Infokus.

Ai po ashtu përmes një postim në “Facebook”, thënë se asnjë vonesë dhe asnjë harresë, sepse përndryshe ne vëmë mbi baza të dyshimta çdo të ardhme.

“Asnjë vonesë dhe asnjë harresë. Sepse, përndryshe, ne vëmë mbi baza të dyshimta çdo të ardhme. Krimi nuk duhet liberalizuar, as viktima, as i pagjeturi, as i përdhunuari. Sepse, përndryshe, do të relativizohet vetë jeta dhe do të na bëhet e durueshme vrasja, rrëmbimi, përdhunimi”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Gjithashtu në nder të përvjetorit të masakrës së Mejës, ka shtuar se raportet dhe marrëveshjet duhet të vijojnë të kenë prioritet në temën e të zhdukurve me dhunë.

“Andaj raportet edhe marrëveshjet tona kanë dhe duhet të vijojnë të kenë në prioritet temën e të zhdukurve me dhunë. I pagjeturi vendos në shoqërinë tonë dhe në familjarët e tij nga një anë dhimbjen, dhe, nga ana tjetër, shpresën. Do të bëjmë gjithë ç’mundemi për ta kthyer shpresën në besim e në realitet”, ka shkruar kryeministri./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera