Lajme

Kurti me ofertë të re për Hamzën: “Ne ua votojmë Ligjin për Specialen, ju na e votoni Justina Shiroka-Pulën presidente”

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 06 October 2026

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë një tjetër propozim publik kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për të arritur marrëveshje për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Kurti ka propozuar që sonte të thirret një seancë me dy pika të rendit të ditës: fillimisht votimi i Ligjit për Specialen dhe më pas votimi i Justina Shiroka-Pulës për presidente.

“Le të zotohet Bedri Hamza këtu sot para jush, menjëherë pas meje. Unë po i premtoj që me dy pika të rendit të ditës sonte, në pikën e parë ia votojmë Ligjin për Specialen, në të dytën ata le të na e votojnë për presidente profesoreshën, ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pula”, deklaroi Kurti.

-Advertisement-

Propozimi vjen në kuadër të përpjekjeve të minutave të fundit për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy