Kurti: Marrëveshja politike me LDK-në është e vlefshme – zgjedhjet sjellin rezultat të njëjtë
Autori: Gazeta inFokus
22:47 | 01 September 2026
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nevojiten negociata shteruese mes LVV-së dhe LDK-së për të arritur një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit.
Kurti tha se fillimisht duhet të dakordohen për atributet dhe karakteristikat e figurës presidenciale, e më pas të diskutohen emrat konkretë.
“Nevojitet negociata shteruese në mënyrë që të kemi pajtueshmëri për rrugën përpara. Negociatat nënkuptojnë që nuk do të ketë emër të përveçëm për president të njërës palë, por duke e diskutuar parimisht, konceptualisht një herë për atributet, tiparet, karakteristikat e figurës presidenciale, e më pas duke qarkulluar e duke diskutuar për emrat e përveçëm, ka mundësi që të arrihet zgjidhja. Ju e dini që në legjislaturën e 10, pas tërheqjes së Glauk Konjufcës nga kandidatura, bashkë me kandidaten tjetër, dr. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe pasi që nuk pati propozime nga opozita, ne sollëm një lidere të shoqërisë civile, dr. Feride Rushiti. Ajo i ka pasur 64 vota në kuti me votim të fshehtë, tash dr. Bekim Sejdiu mund të them që dje i kishte 80 vota, sot i ka 74 vota, pra kemi një lëvizje nga 64 për Feride Rushitin në 74 vota për Bekim Sejdiun, dhe këtë fjalë time hyrëse para jush po e përmbylli duke thënë se për mua si kryetar i LVV, si kryeministër në detyrë, si udhëheqës i delegacionit të ekipit negociator me LDK-në, marrëveshja politike që kemi bërë është e vlefshme”.
“Pra, ajo marrëveshje qëndron, është marrëveshje me shumë mund, e drejtë, e mirë, e vërtetë, e dobishme. Por, çfarë të bëjmë që kishim këtë veprimin negativ të 6 deputeteve të cilët duket qartë se nuk e kanë aq kundër profesor Bekim Sejdiut, sa e kanë kundër qeverisë që unë e udhëheq. Prandaj ekziston opozitarizimi në Kuvend të Republikës, për atë gjë ekzistojnë zgjedhjet e lira demokratike ku matesh në popull dhe pastaj përfaqëson votuesit e tu. Por nuk mundemi që pafundësisht t’i përsërisim zgjedhjet me rezultat të njëjtë me shpresën që ndoshta kësaj radhe rezultati do të jetë një çik më ndryshe. Nuk do të jetë”, u shpreh Kurti.

T� tjera
-
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Rama: S’e di nëse ishte e qëllimshme apo nga padija, por ishte fyerje e rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi interpretimin e një kënge nacio...
-
DETAJE TË REJA: Mburreshin për “çmimin e lartë” – del që AKP-ja pronën për babain e Valon Ramadanit e shiti me çmimin më të ulët nga 6 prona në Ferizaj në 2025-ën
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila kishte arsyetuar shitjen direk...
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...

































