Kurti kundër shtyrjes së afatit, mirëpo për 2 muaj vetëm 19 vetura konvertuan targat në RKS
Autori: Samire Jaha 16:23 | 26 October 2022
Vetëm edhe pesë ditë kanë mbetur deri në përfundimin e procesit të regjistrimit të veturave dhe kthimit të targave nga ato ilegale në RKS. Mirëpo interesimi për të konvertuar targat duket të jetë ende i vogël, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo sepse për 2 muaj vetëm 19 persona kanë konvertuar targën e veturës së tyre në RKS. Kjo sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Zëdhënësja e kësaj ministrie Nora Fetoshi në një përgjigje për Infokus ka treguar se 6 vetura janë nga regjioni i Gjilanit, 8 vetura janë nga regjioni i Mitrovicës, nga Prizreni janë tre vetura dhe nga regjioni i Prishtinës janë 2 të tjera.
Mirëpo pavarësisht këtij numri të vogël të qytetarëve që kanë shprehur interesim për të ndryshuar targën në RKS, nga ministria kanë thënë që interesimi po rritet.
“Gjersa fushata për informim po vazhdon, ditëve të fundit është rritur interesimi i qytetarëve për regjistrim të veturave dhe kthimit të targave në RKS dhe numri i regjistrimeve të mjeteve motorike ka arritur në 19 sosh. Nga Regjioni 06 – kemi 6 automjete, nga Regjioni 02- kemi 8 automjete, nga Regjioni 04 – kemi 3 automjete dhe nga Regjioni 01 – kemi 2 automjete”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Infokus.
Gjithashtu nga MPB-ja për Infokus kanë treguar se nga dita e martë ka filluar edhe fushata e komunikimit elektronik, duke i dërguar secilit abonent një SMS për regjistrimin e targave duke theksuar se shpërndarja e fletushkave është duke vazhduar.
“Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të fushatës informuese mbi procesin e regjistrimit të mjeteve motorike me tabela legale RKS dhe largimit të tabelave ilegale, dje ka nisur fushatën e komunikimit elektronik, duke i’u nisur secilit abonent nga një SMS dhe ka vazhduar me shpërndarjen e fletushkave. Përmes kësaj ne po vazhdojmë fushatën tonë me qëllim të informimit të secilit qytetarë për procedurat dhe lehtësimet të cilat dalin nga ky proces duke lehtësuar kështu qasjen e tyre në informacion përmes komunikimit me SMS në gjuhën serbe. Gjithashtu, për të gjithë të interesuarit ne kemi ofruar edhe numrin telefonik pa pagesë 0800 GO-RKS (0800 46 757)”, thuhet më tej në përgjigjen e kësaj ministrie për Infokus.
Ndërkaq kanë theksuar se liria e lëvizjes, barazia por edhe sundimi i ligjit, mbesin prioritetet i kësaj ministrie duke rikujtuar se ky proces i regjistrimit të targave ilegale në RKS-së, përfundon me 31 tetor.
“Liria e lëvizjes, barazia por edhe sundimi i ligjit mbeten prioritete tona. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë fushatën intensive anembanë Kosovës që deri me 31 tetor ky proces të përmbyllet”, kanë përfunduar anë përgjigjen e tyre nga MPB-ja për Infokus.
Megjithatë duket se nuk do të ketë një shtyrje të dytë të vendimit që regjistrimi i targave duhet të përfundojë dhe mbyllet me datën 31 tetor.
Këtë e ka theksuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë Samitit rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që është mbajtur të martën në Prishtinë.
“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Ndryshe ai ka deklaruar se kjo nuk është hakmarrje por zbatim i ligjit.
“Nuk është as hakmarrje, as inat, e as urrejtje. Por, zbatim i ligjit. Kur aleatët e partnerët tanë na japin sugjerime ne i marrim ato shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.
Ndërkaq për këtë deklaratë të Kurtit ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ai ka thënë se serbët e veriut nuk po i duan targat “RKS”, por ato të Serbisë, që në Kosovë janë ilegale.
“Nga video spotet pa vlerë, Albin Kurti tani ka kaluar në sms. Kot që po e ndryshon taktikën, serbët nuk i duan targat e tij “RKS”, por targat e shtetit të Serbisë!”, Dhe këtë ia treguan në veri – 2 të riregjistruar nga 9000 njerëz”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Mirëpo një kërkesë për një shtyrje të afatit për regjistrimin e targave e kanë bërë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi kanë thënë se nuk duan tensionim të situatës në veri. Ndërkombëtarët konkretisht nga Kurti kanë kërkuar që vendimi për targat të shtyhet deri në 10 muaj.
E në qoftë se vendimi nuk shtyhet, ekspertët e sigurisë në vend kanë paralajmëruar se do të ketë prapë tensione në veri të Kosovës.
Kujtojmë që ky vendim për targat ilegale ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj pas tensionimit të situatës në veri të vendit, ku u bllokua kufiri edhe me kamionë. Ndryshe, vendimi i ekzekutivit për targat ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori dhe qytetarët që kanë targa ilegale kanë kohë deri më 31 tetor t’i rikthejnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...