Kurti komenton sondazhet se Vetëvendosje ka rënie: Do të vazhdojmë të jemi partia e parë
Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 28 June 2022
Sondazhet e fundit e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë, por jo sipas performancës së 14 shkurtit, megjithatë kreu i saj Albin Kurti, ka thënë të hënën se “nuk do të kenë probleme për zgjedhjet nacionale të vitit 2025”.
Këtë besim, Kurti e bazon duke thënë se “gjatë këtij viti dhe dy viteve të ardhshme do të bëjnë punë të mirë.
“Megjithatë, në fund qytetarët vendosin për fituesin”, ka thënë Kurti. Kreu i ekzekutivit ka shtuar se “pushtetin nuk e kanë me çdo kusht”.
“E duam shumë shtetin dhe nuk e kemi me çdo kusht pushtetin – pushtetin e shohim si mjet për t’i shërbyer shtetit”, ka deklaruar Kurti.
Por e ka pranuar që kanë pritur më shumë në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku LVV-ja si parti e pushtetit kishte fituar katër komuna.
“Është e vërtetë që kemi pritur më shumë në zgjedhjet vendore, mirëpo po ashtu e kam përshtypjen që në zgjedhjet vendore jemi një palë zgjedhje prapa atyre nacionale. Shumë komuna ku nuk kemi fituar është për fare pak vota”, ka deklaruar Kurti.
Ka thënë se “ka pasur një bashkëpunim të të gjithëve kundër Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Por e tillë është gara politike”, e ka pranuar Kurti, teksa ka shtuar se “është mirë kur opozita mund të fitojë”.
“Nuk po them që do të fitojnë, por ka mundësi”, ka nënvizuar Kurti.
Më tutje, Kurti ka shprehur bindjen se do të vazhdojnë të jenë parti e parë, duke shprehur optimizëm se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të dalin më mirë.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...