Kurti kërkon sërish takim me Hamzën: PDK-së i nevojitet vota jonë për nënkryetarin, neve e tyrja për Presidentin
Autori: Gazeta inFokus
16:33 | 11 September 2026
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet e së premtes në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e partisë së tij nuk votuan pro kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit.
Seanca konstituive u ndërpre dy herë, pasi nuk u arrit zgjedhja e nënkryetarëve dhe rrjedhimisht as përfundimi i konstituimit të Kuvendit.
Kurti tha se për këtë çështje duhet të zhvillojë një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar rreth një emri që do të ishte i pranueshëm për Vetëvendosjen për pozitën e nënkryetarit që i takon PDK-së.
“Partisë Demokratike të Kosovës për ta zgjedhur nënkryetarin nga radhët e saj i nevojiten votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Nevojitet mungesa e bojkotit apo edhe vota kundër e PDK-së, atyre iu nevojitet vota e jonë për, neve na kryen punë edhe vota e tyre kundër. Kjo tregon që ka shumë arsye që të takohemi”, tha Kurti.
Ai u shpreh i pakënaqur që Hamza nuk i është përgjigjur mesazhit të tij për takim.
“Më vjen keq që kryetari i PDK-së nuk më është përgjigjur në mesazh për takim, por këtë e ka bërë publikisht duke thënë që s’kemi nevojë për takim. Unë besoj që kemi nevojë për takim”, tha ai.
I pyetur se pse Vetëvendosje ishte kundër kandidaturës së Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, Kurti përmendi qëndrimet e saj të mëparshme ndaj disa kandidateve dhe deputetëve të VV-së.
“Ju e dini që vitin e kaluar Vlora Çitaku pat kërkuar që Albulena Haxhiu të tërhiqet, sivjet pati kërkuar që zonja Feride Rushiti të tërhiqet, pardje Vlora Çitaku e bojkotoi votimin e Albulena Haxhiut për kryetare dhe njëkohësisht ka paralajmëruar bojkotin për zgjedhjen e Presidentit”, tha Kurti.
Megjithatë, ai tha se Vetëvendosje do të votojë për një deputet të PDK-së për nënkryetar, ashtu siç do të votojë edhe për një kandidat të LDK-së.
“Me doemos një deputet të PDK-së do ta votojmë për nënkryetar dhe njëjtë edhe për LDK-në”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese nuk përcaktojnë se duhet të ketë vetëm një emër të caktuar për këto pozita.
Kurti tha se pret që deri të dielën të ketë një qasje tjetër nga partitë politike, në mënyrë që të mundësohet konstituimi i Kuvendit.
“Ashtu siç kemi qenë ne konstruktivë vitin e kaluar, të jenë edhe të tjerët, por më së miri të sqaroheshin në takime të përbashkëta. Në një takim timin me Bedri Hamzën do ta sqaronim se cilët deputetë të PDK-së do të mund të votoheshin nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti.
Ai bëri të ditur se ende nuk i ka dërguar ftesë zyrtare Hamzës për takim, por tha se dëshiron që të diskutojë me të për emrat e mundshëm.
“Nuk kam dërguar ende ftesa, po dua që të takohemi e të bisedojmë që t’i diskutojmë emrat. Sot kemi braktisje të konstituimit të Kuvendit. Më herët thoshin se e kanë me urgjencë se duhet të hymë në seancë dhe të mos dalim deri ta kryejmë konstituimin. Nuk është tepër vonë nëse e bëjmë këtë të dielën”, përfundoi Kurti.

T� tjera
-
Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, p...
-
LDK dega në Deçan: Kryetari Ramosaj të tërhiqet nga propozimi për rritjen e tarifave të mbeturinave, mos e rëndoni buxhetin e qytetarëve
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Deçan, ka kërkuar nga kryetari i ...
-
Gjakovë: Qytetari gjen portofolin me mbi 600 euro, e dërgon në polici
Sot në Stacionin Policor në Gjakovë është paraqitur qytetari L. Rudi, i cili ...
-
Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë ...
-
Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e traj...
-
Nagavci: Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen
Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen në versionin që...
-
Kurti në nisje të European Political Community u prit nga kryeministri i Irlandës Micheal Martin
Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin ...
-
KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë 5 milionë euro për shërbimet sociale
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Asociacioni i Qendrave p...
-
‘‘U çudita edhe unë…’’, Haxhiu ngacmon LDK’në: Herat tjera tregoni kush flet në emër të Grupit Parlamentar
Sot, Kuvendit i Kosovës është duke zhvilluar seancë parlamentare. Në filli...
-
Bisedimet për paqe, Rutte: Gjithçka varet nga rusët, nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ka pasur zhvillime pozi...
-
Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menj...
-
Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: S’kam hapur procedurë disiplinore
Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me...































