Lajme

Kurti: “Kemi pengesa në zgjedhjen e presidentit ose presidentes së re, nuk mund ta mohojmë”

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 06 October 2026

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media, është deklaruar për herë të parë pas zhvillimeve të tensionuara të së hënës, kur protestat para Kuvendit u përshkallëzuan.

Kurti tha se çështja e presidentit duhet të kryhet, sepse në të kundërtën, vendi do të jetë sërish në zgjedhje.

“Pa president sot, Kosova për muaj të tërë është në zgjedhje. Zgjedhjet janë të panevojshme e të paarsyeshme. Çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së në Hagë asnjëherë nuk e kemi ndërlidhur me zhvillimet e brendshme politike institucionale, as me çështjen e presidentit. Këto janë tema të ndara për neve. I tejkalojnë të gjitha partitë, janë çështje të interesit shtetëror e kombëtar”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Duke folur për katër ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë, Kurti ka thënë se beson në korrigjimin e vendimit në Apel, ndërsa ka kërkuar edhe një strategji shtetërore e kombëtare për këtë proces.

“Për të dënuarit në shkallë të parë, ne besojmë në korrigjim në njërën anë në Apel dhe në anën tjetër një strategji shtetërore kombëtare për të fituar këtë betejë”, është shprehur ai.

Kurti ka theksuar se puna për çështjen e Apelit duhet të nisë gjatë këtij muaji dhe jo të shtyhet deri në vitin e ardhshëm.

“Nuk do të mund të fillojmë të merremi me çështjen e Apelit vitin e ardhshëm, por në këtë muaj”, ka thënë kryeministri.

Ndërkohë, Kurti e ka cilësuar si emergjente çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se zgjidhja e saj do t’i mundësonte shtetit të përqendrohet në çështje të tjera, përfshirë mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Në këto rrethana është emergjente çështja e presidentit që ta heqim këtë presion mbi shtetin dhe të kemi energjinë, mendjen e vëmendjen te mbrojtja e popullit tonë për liri dhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, ka deklaruar Kurti.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy