Lajme

Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 22 May 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy gazetarëve ukrainas, Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh.

Kurti përmes një postimi në Twitter,  u shpreh se kombet përcaktohen në kohë të vështira.

Duke potencuar edhe një herë që populli i Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës.

-Advertisement-

“Kosova u bë sot shtëpia e dy gazetarëve të tjerë ukrainas përmes programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të sponsorizuar nga Qeveria jonë. Mirë se vini Liudmyla dhe Serhii. Kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish, po kështu edhe njerëzimi. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën”, shkroi ai.

Gazetarët janë pritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësues të MPB-së.

Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, janë dy gazetarët që kanë arritur në Kosovë sot në kuadër të projektit, “Journalists in Residence – Kosovo”, ku nga vendi jonë do ta vazhdojnë punën e tyre si gazetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera