Lajme

Kurti: Insistimi ndërkombëtar për Asociacionin vjen nga brenga që mund të ketë luftë

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 12 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se insistimi i ndërkombëtarëve për implementimin e Asociacionit është për shkak të brengës së tyre që “mund të ketë luftë në rajon”.

Ai gjatë një interviste dhënë për Euronews Albania e ka përmendur luftën në Ukrainë si një shqetësim të ndërkombëtareve që ajo të mos zgjerohet edhe në Ballkan.

“Argumentet janë në favorin tonë për sa i përket Asociacionit, e për sa i përket insistimit të ndërkombëtarëve unë mendoj se më shumë është një brengë e tyre që pas luftës në Ukrainë të mos zgjerohet konflikti edhe në Ballkan”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

-Advertisement-

Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar 33 marrëveveshje, duke thënë se Beogradi s’i ka zbatuar 2/3 e tyre.

“Një nga pikat e marrëveshjes ka qenë që Kosova dhe Serbia mos ta pengojnë njëra tjetrën në rrugën evropiane. Më 10 dhjetor 2022 presidenti serb Vuçiq iu ka shkruar vendeve jo-njohëse të BE-së që të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës për në BE”, ka deklarua kryeministri Kurti.

Ai pos tjerash ka thënë se e ka kundërshtuar planin e Ahtisarit sepse thoshte se “Kosova s’duhet të jetë shqiptare përkundër se kishte 93 për qind shqiptar”.

“Ndërkaq pasi e shpallëm Kosovën multi-etnike duan një Asociacion multi-etnik”.

“Argumentet janë nga ana jonë”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera