Lajme

​Kurti i thërret në takim për nesër Abdixhikun, Krasniqin e Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 29 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen për të biseduar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Përveç në formë elektronike, ftesat për këtë takim krerëve të opozitës do t’u dërgohen edhe formë fizike, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, ndërsa sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme”, ka thënë ai për Telegrafin.

-Advertisement-

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti Kurti një ditë më parë u bëri thirrje krerëve opozitarë për tu takuar dhe për t’i informuar ata për takimin e fundit që pati në Bruksel për çështjen e dialogut, me ç’rast deklaroi se dallimet e mospajtimet politike që kanë mes vete pozitë e opozitë, nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera