Lajme

Kurti flet sërish për shpronësimet: Nuk do të lejoj që gjatë rrugës të na dyfishohen vlerat

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 18 November 2021

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për punën e shpronësimeve.

Kurti sot seanca e Kuvendit të Kosovës ka thënë se qeveria që udhëheq ai ka gjetur 184 milionë euro borxhe që kanë të bëjnë me shpronësimet.

“Me ardhjen tonë në qeverisje borxhet për shpronësime i kemi gjetur 184 milionë euro. Shumë mirë e dini sesi disa këtej kanë blerë qindra hektarë tokë për një euro e tri euro. Pra ka paguar shteti, jo ata” ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kurti shtoi se nuk do te lejoj që përgjatë rrugës te na dyfishohen vlerat.

“Ne kemi problem me plaçkitjen që është bërë më këto prona. Asnjëherë nuk do te lejoj që përgjatë rrugës te na dyfishohen vlerat siç ka ndodhur me ju”, ka thënë Kurti /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera