Lajme

Kurti flet për eskalimin e protestës: Disa raste janë dërguar në IPK, Policia është më tolerante se sa atëherë kur unë i organizoja protestat

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 06 October 2026

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me eskalimin e protestës së mbrëmshme dhe ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, duke thënë se disa raste tashmë janë dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës për t’u verifikuar nëse ka pasur sjellje të tepruar nga zyrtarët policorë.

Kurti tha se gjatë protestës ka qenë në Kuvend deri pas mesnatës dhe, për këtë arsye, nuk i di hollësitë e zhvillimeve në terren.

“Ndërsa sa i përket protestave, unë mbrëmë deri pas mesnate kam qenë këtu në Kuvend të Republikës. Çdo herë kur janë mbajtur protesta këtu kam qenë ose në Kuvend ose në Qeveri, asnjëherë nuk kam qenë diku tjetër dhe nuk i di hollësitë e protestave”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ai tha se nuk e di momentin konkret kur Policia ka ndërhyrë dhe as se çfarë kishte ndodhur paraprakisht mes protestuesve dhe zyrtarëve policorë.

“Nuk e di se cili është momenti kur Policia ndërhyri apo nuk ndërhyri, çfarë bënë protestuesit më herët, por e di që tashmë janë dërguar edhe disa raste në Inspektoratin Policor për të parë nëse ka pasur ndonjë sjellje të tepruar të ndonjë polici”, deklaroi ai.

Megjithatë, Kurti vlerësoi sjelljen e Policisë së Kosovës gjatë protestave, duke e krahasuar atë me protestat që organizonte ai vite më parë.

“Nëse ju i shikoni xhirimet e sjelljes së policëve, tash ka shumë më shumë xhirime se para 15 viteve kur unë i organizoja protestat, e shihni që Policia është jashtëzakonisht më profesionale dhe më tolerante se sa në atë kohë”, tha Kurti.

Deklarata e Kurtit vjen pas zhvillimeve të mbrëmshme në protestë, ndërsa rastet për të cilat janë ngritur dyshime për sjelljen e zyrtarëve policorë, sipas kryeministrit, janë dërguar për trajtim në IPK./Gazeta Infokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy