Lajme

Kurti e pret në takim Lajçakun

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 27 June 2022

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, sot do të vizitojë Kosovën e që do të qëndrojë deri më 29 qershor, shkruan Gazeta Infokus.

E kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta pres në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës, emisarin e BE-së.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.

-Advertisement-

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu në këtë njoftim është bërë e ditur se Kurti do ta pres Lajcakun në ora 14:30 e që mediat mund të marrin pamje nga oborri i Ndërtesës së Qeverisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera