Kur mbushim 40 vjeç, këto gjëra duhet t’i kemi mësuar patjetër
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 16 September 2020
“Jeta fillon vërtet në të 40-at. Deri atëherë, ti je thjesht duke bërë kërkime”. – Carl Jung
Por a ka vërtet gjëra që një person “duhet t’i dijë” rreth moshës 40 vjeçare?
Pyetja është tepër subjektive. 40 vite janë shumë (të paktën për moshën e njerëzve), dhe shumë prej nesh rreth kësaj moshe kemi fituar mjaft eksperienca dhe njohuri që mund t’i vëmë në zbatim në të 40-at e tjera. Mirëpo duhet të kuptoni se ky artikull, si shumë artikuj të tjerë tanët, është shkruar për t’ju argëtuar, si dhe për t’ju bërë pak të reflektoni, shkruan bota.al. Me këtë material duam që ju të qeshni, të argëtoheni dhe ndoshta (ndoshta) të ndryshoni diçka nga vetja. Gjithsesi, këto janë disa nga mësimet apo eksperiencat që secili duhet të ketë siguruar rreth të 40-ave:
Fundjavat e kaluara në shtrat janë gjithmonë një ide e keqe.
Asgjë nuk e mund një gjumë të mirë gjatë natës.
Rruga e karrierës së dikujt mund të përfshijë mjaft pirunë përgjatë saj.
Është mjaft e rëndësishme të kemi një shtëpi tonën.
Rrethi yt shoqëror është bërë gjithmonë dhe më i vogël dhe kjo për më mirë.
Ke përjetuar një dashuri të madhe përgjatë jetës, dhimbjen nga e cila e ke kaluar me vështirësi.
Për fat të keq, ke përjetuar të paktën një tragjedi të madhe në jetë.
Dikur ke ngrënë diçka që e konsideroje të çuditshme, por që tani të pëlqen shumë.
Ke luftuar për diçka më të madhe se vetja duke dhuruar para, duke falur kohën tënde etj.
E ke kuptuar se vdekjes nuk mund t’i shmangemi dot, ndaj po përpiqesh të jetosh çdo ditë në maksimum.
Një kohë e kaluar duke lexuar është antidoti pothuajse i gjithçkaje.
Intimiteti me dikë duket i këndshëm, vetëm nëse atë person e dashuron me gjithë zemrën tënde.
Njerëzit me të cilët flet tashmë në telefon, janë ose familjarët e tu, ose kolegët e punës. Në 99% të rasteve ndodh pikërisht kështu.
Nuk të pëlqen të debatosh me të tjerët, pasi të duket e kotë, të duket energji e shpenzuar në mënyrë të pavlerë dhe nuk është diçka që të pëlqen ta bësh.
Kupton se me njerëzit duhet pasur kujdes, pasi nëse nuk duam t’i humbasim, duhet t’i mendojmë mirë fjalët që u themi.
Nuk ka gjë që të bën të ndihesh më mirë, se të shohësh dikë të jetë i lumtur prej ndihmës tënde.
Nuk duhet t’i ndihmosh të tjerët për të marrë mirënjohje prej tyre, por sepse kështu ndihesh ti më mirë.
Duhet ta ndihmosh atë që dikur të ka zgjatur dorën në vështirësi dhe të largohesh nga ai që është larguar prej teje, atëherë kur ti e kishe më të nevojshme të kishe dikë pranë.
Karma ekziston. Ato që u bën të tjerëve, do të kthehen mbrapsht një ditë.
Ke kuptuar se të jesh 40 vjeç/e do të thotë se je i ri/e re dhe ke plot gjëra për të bërë në jetën tënde.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...