Lajme

Kumnova nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” e emocionuar pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 02 May 2023

Nesrete Kumnova nga Shoqata “Thirrjet e Nënave”, mes lotësh ka shprehur emocionet pas miratimi të Deklaratës për të Zhdukurit, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot në Bruksel.

Ajo tha se shpreson që trupat e ta pagjeturve do të gjenden dhe do të sillen në vendlindjen e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

“Çka më thanë, jam emocionuar, sytë ne televizor i kemi dhe kem tu e dëgju krejt kohen. Na pëlqej, shpresoj ishalla do Zoti me u gjetë edhe me naj kthy. Ata janë të gjetur, por kanë qenë të fshehur nga Serbia. Ishalla do Zoti i liron, barëm të vijnë në vendlindjen e vet”, tha Komnova në Kanal 10.

-Advertisement-

Madje, Kumnova beson se tani është duke u bërë diçka më serioze për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Me vite të tëra i përcjellim informacionet dhe lajmet, e s’ka qenë asnjëherë, se e kuptojshim kur nuk ish serioz për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Qikjo mu si nanë po m’flenë në hatër që do të bëhet diçka shumë seriozisht. Ishalla gjenden e na kthehen, barëm le të pushojnë në vendlindjen e vetë”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera