Kryetari i Odës Ekonomike: Nëse rriten tarifat e energjisë elektrike, bizneset do të rrisin çmimet
Autori: Gazeta inFokus
11:19 | 11 August 2022
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka folur rreth çmimit të energjisë ku po parashihet të rritet përsëri, pasi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar të martën një Aplikim për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal, KESCO.
Rafuna nuk e sheh të arsyeshme një gjë të tillë. Në një prononcim për GazetaBlic, ai thotë se nëse është në plan rritja e energjisë elektrike, atëherë edhe bizneset do të rrisin çmimet e produkteve.
Në anën tjetër, Rafuna cek faktin se Oda Ekonomike e Kosovës nuk ka marrë ende ndonjë dokument i cili paralajmëron rritjen e energjisë elektrike.
“Oda Ekonomike e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë dokument i cili e paralajmëron rritjen e rrymës për biznese, por nese është në plan rritja e rrymës edhe per biznese padyshim që do të ketë efekt në punën e biznesit, për arsye se prodhimin apo shërbimin e tyre menjëheë do ta bëjë më të shtrenjtë dhe më jokonkurrent si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, tha Rafuna.
Rafuna thotë se e vetmja mënyrë për të zbutur mundësinë për rritjen e energjise elektrike dhe në mënyrë që mos të dëmtohen bizneset është një bisede mes këtyre të fundit dhe Qeverisë.
“Ka shumë hapa apo mundësi që Qeveria mund të marë për ta zbutur ndikimin e mundësisë së rritjes së rrymës te biznesi, por për ta gjetur mënyrën më të mirë duhet të bisedojnë me biznesin, vetëm përmes dialogut Biznes – Qeveri mund të arrijmë te zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën që gjendemi sot”, tha Rafuna.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu,...
-
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi
Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Ins...
-
Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindë...
-
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qyte...
-
Pasiguria gjeopolitike dhe tensionet tregtare, Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re të ...
-
KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasado...
-
Dokument| Rina Dragidella, mbesa e Xhelal Sveçlës emërohet kundërligjshëm diplomate në Washington
Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ësh...
-
Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale
Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, ...
-
Pas fitores së “Listës së Studentëve”, dyshohet se po shkatërrohen dokumente të institucioneve paralele edhe në Kosovë
Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në instit...
-
AUV tërheq nga tregu mishin e ngrirë të pulës nga Brazili, konstaton bakterin Salmonella
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka u...
-
SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka p...
-
Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Listën Studentore dhe qytetarët e ...
































