Kryetari i klubit të Drenicës tregon arsyen pse nuk po luajnë në stadiumin ‘Bajram Aliu’

Autori: Erion Maliqaj
22:47 | 16 February 2021
Skuadra e Drenicës ndeshjet si vendas në stinorin pranveror nuk po i zhvillon në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, shkruan Gazeta inFokus.
‘Kuqezinjtë’ sfidën e parë si nikoqir e luajtën në stadiumin me bari sintetik në Drenas ndaj Ulpianës, në kuadër të Kupës së Kosovës, ku triumfuan me rezultat 4-0 dhe kaluan në çerekfinale të kësaj gare.
Edhe duelin e parë në stinorin pranveror si vendas në Superligë ndaj Besës së Pejës, drenicasit nuk do ta zhvillojnë në shtëpi.
Kryetari i klubit të Drenicës, Ilir Veliqi, në një prononcim për Gazetën inFokus ka treguar arsyen pse po i luajnë ndeshjet jashtë Skenderajt.
Ai ka thënë se gjendja e fushës në stadiumin ‘Bajram Aliu, po i detyron që takimet si vendas ti zhvillojnë në Drenas.
“Arsyeja e vetmja është gjendja e fushës që është në stadiumin ‘Bajram Aliu’ pas reshjeve të dëborës. Te shpresojmë se me përmirësimin e motit do ti kthehemi fushës sonë, e cila është shumë me e përshtatshme, pasi që në fushën me barin sintetik kemi qenë në disavantazh çdo herë, por kushtet e bëjnë të veten, e ne duhet me u përshtatë”, tha fillimisht Veliqi.
Tutje i pari i klubit nga Skenderaj ka falënderuar FFK-në dhe Drenasin për sigurimin e fushës.
“Edhe për sigurimin e kësaj fushe është dashur kërkesë në federatë, kërkesë në klubin e Drenasit d.m.th. nuk ka qenë e lehtë, por i falënderoj te dyja palët për mirëkuptim edhe federatën edhe klubin e Drenasit’, deklaroi ai për Gazetën inFokus.
Për fund Veliqi theksoi se Besa e Pejës janë të adaptuar për të luajtur në stadium me bari sintetik.
“Sa i përket Besës së Pejës, ata edhe kështu janë të adaptuar të luajnë në fushë me bari sintetik, çka për ta nuk do të paraqesë ndonjë pengesë”, përfundoi Ilir Veliqi.
Drenica përballjen ndaj Besës së Pejës do ta zhvilloj të shtunën në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...