Lajme

Kryetari i Hanit të Elezit shpalos detaje për helmimin e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 11 July 2022

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi tha se është stabile gjendja shëndetësore e banorëve të fshatit Gorancë, të cilët dyshohet se u helmuan nga uji i pijes.

Ballazhi tha në Frontal të T7 se nuk dihet me siguri se nga çfarë janë helmuar banorët, por pranoi se dyshimet janë në ujin e pijes

“Bëhet fjalë vetëm për banorët e fshatit Gorancë. Dyshimet janë se janë helmuar nga uji i pijës, por ne nuk e dimë saktësisht”, tha ai.

-Advertisement-

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka marrë mostrat e ujit, dhe Ballazhi tha se po i presin rezultatet.

Kryetari i Hanit të Elezit dyshon se reshjet e fundit të shiut mund ta kenë shkaktuar krejt këtë.

“Shumica e banorëve furnizohen nga ujësjellësi, që i ka dy burime. Njëri është me rënie të lirë, ndërsa tjetrin e kemi funksonalizuar para pak ditësh dhe me reshjet e fundit që kanë ndodhur, sigurisht dyshohet më shumë se vetëm nga reshjet e shiut mund të ketë ndonjë helmim. Kjo është vetëm dyshim, nuk ka diçka që është e saktë”, tha ai.

Ballazhi tha se të gjithë ata që nuk u ndjenë mirë, u trajtuan në QKMF-në e Hanit të Elezit si dhe në ambulantën e fshatit.

Ai tha se është në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Jam në kontakt. Kam biseduar me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Z. Arsim Berisha dhe ata na kanë ofruar ndihmën. Ne kemi bërë kërkesa për të shtuar stafin mjekësor, infuzionet ose medikamentet mjekësore që janë të nevojshme në këtë situatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera