Lajme

Kryeprokurori i Mitrovicës i takon udhëheqësit e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 11 August 2022

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, ka pritur në takim pune Drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar/Ministria e Drejtësisë, Enver Krasniqin me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit, planifikimin para sekuestrimeve apo konfiskimeve të mundshme të pasurive, si dhe shitjen dhe dhënien me qira të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, e të cilat janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

“Të pranishmit u pajtuan që komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera