Kryeministrja e Skocisë propozon datën e referendumit për pavarësi nga Britania e Madhe
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 28 June 2022
Kryeministrja e Skocisë, Nicola Strugeon tha të martën më 28 qershor se dëshiron që referendum i ri për pavarësinë të mbahet më 19 tetor të vitit 2023.
Në vazhdën e Brexit, Sturgeon, e cila është udhëheqëse e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), thotë se është koha për ta çuar Skocinë përsëri në Bashkimin Evropian si një vend të pavarur.
Kryeministrja skoceze tha se “është gati të negociojë” me qeverinë britanike mbi kushtet e mbajtjes së një referendumi të dytë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.
Duke nënvizuar se do t’i shkruante të martën kryeministrit Boris Johnson ajo tha: “Unë nuk do të lejoj kurrë që demokracia skoceze të jetë peng i Boris Johnson apo çdokujt kryeministri tjetër britanik.”
“Skocia gjatë brezave ka paguar një çmim për të mos qenë e pavarur. Qeveritë e Britanike për të cilat nuk votojmë, imponojnë politika që ne nuk i mbështesim, shumë shpesh duke na penguar nga përmbushja e potencialit tonë,” i tha Sturgeon parlamentit skocez.
“Konservatorët kanë vetëm gjashtë deputetë në Skoci, që përbën dhjetë për qind të përfaqësimit skocez, dhe megjithatë ata na kanë nxjerrë jashtë BE-së kundër vullnetit tonë,” tha Sturgeon.
Ajo tha se parlamenti i deleguar i vendit mund të ecë përpara me një referendum të ri për pavarësinë pa pëlqimin e qeverisë britanike.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Partia e tij Konservatore, e cila është në opozitë në Skoci, kundërshtojnë çdo votim të tillë. Ata thonë se çështja u zgjidh në vitin 2014-të, kur elektorati skocez votoi me 55 për qind kundër daljes nga Mbretëria e Bashkuar./rel
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...