Krye sindikalisti hedh dyshimet se paga e minatorëve po përdoret nga menaxhmenti i Trepçës në emër të qeverisë
Autori: Samire Jaha 15:43 | 21 August 2023
Sot pas ndëshkimit të 151 minatorëve të Trepçës, duke u ndalur nga 176 euro në pagat e tyre, Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi ka kërkuar sqarime nga qeveria e Kosovës.
Ai në një prononcim për Infokus ka thënë se po dyshojnë që menaxhmenti po përdor pagat e minatorëve në emër të qeverisë. E për këtë ai ka thënë se dëshiron të dijë versionin e qeverisë se a po bëhet kjo me dijeninë e pushtetit.
Januzi po ashtu i ka bërë thirrje qeverisë që të investojë për rregullimin e problemeve financiare, shkruan Gazeta Infokus.
“Njëra prej kërkesave që duhet drejtuar për qeverinë është sepse po mendojmë që menaxhmenti po e përdor pagën e njerëzve në emër të qeverisë e për neve duhet ta dijmë se a është vendim edhe i qeverisë apo vendim i menaxhmentit, kërkesa jeme ndaj qeverisë është që të bëjnë thirrje që me vepru edhe me investu ndreqjen e vështirësisë financiare në mungesë mjeteve të punë në mungesë të kushteve, sepse kemi shumë minatorë që janë të shëmuar, me probleme shëndetësore të mëdhaja për të cilat asnjëra nga qeveritë e pasluftës nuk ka menduar për kategoritë e kësaj shoqërie”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se greva është njëri ndër mjetet e kundërshtimit që u sigurohet me ligjin për organizimin sindikal dhe se do të përdorin çdo mjet për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
“Nuk e përjashtojmë asnjë mundësi, dhe grevën na e garantojnë edhe ligji për organizimin sindikal për çdo pakënaqësi do të i shterim të gjitha mundësitë, do të komunikojmë edhe me menaxhmentin mirëpo nëse ata mendojnë që mund të marrin vendime vetëm sipas dëshirën dhe momentit të tyre atëherë mendojmë që është qasje shumë e gabueshme edhe nuk na qet në rrugë në mes menaxhmentit dhe sindikatës”, është prononcuar Januzi për Infokus.
Ndryshe sot 151 minatorët e Trepçës janë ndëshkuar me nga 176 euro për këto katër ditë të bojkotimit të punës./Gazeta Infokus/
Më poshtë dëgjojeni prononcimin e plotë të kryetarit të Sindikatës së Minatorëve:
Të tjera
-
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zgjedhjen e Besnik B...
-
Osmani takohet me deputetin e Bundestagut, flasin për ekonominë e çështjet e sigurisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Bundestagu...
-
Haradinaj takohet me Daniel Serwer, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”
Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është t...
-
Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Siç e kemi kuptuar, Shërbimi Informativ s’ishte në përputhje me Rezolutën 1244
Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer deklaroi të mërkurën...
-
Jeta Rafuna pas tubimit zgjedhor në Llap: Aty ku ndihem si në shtëpinë time
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...
-
Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sụlmi i qenit, reagon Policia
Tre nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës janë lënduar nga ...
-
Podujeva mirëpret me një takim madhështor 11-shin e LDK’së, Xhafer Gashin
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, k...
-
William Walker me dedikim edhe për Besnik Tahirin: Do ta ruaj si frymëzim dhe tregim autentik të lirisë
Besnik Tahiri, kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka t...
-
Foshnja e porsalindur rrëmbehet në spital nga një grua që kishte gënjyer për 9 muaj se ishte shtatzënë, prindërit përjetojnë tmerrin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, k...
-
Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Ka qenë e qartë se Thaçi ishte i lidhur me të gjitha çështjet politike
Ish-këshilltari i UNMIK-ut në Kosovë, Hansjeorg Strohmeyer, gjatë dëshmisë së...
-
Ndahet nga jeta gazetarja ukrainase që po jetonte së bashku me djalin në Prishtinë
Është ndarë nga jeta gazetarja nga Ukraina, Olga Priadko në moshën 51 vjeçare...
-
“Mes njerëzve të mrekullueshëm të Rezallës”, Dervishaj thotë se ky vend do të rritet e zhvillohet
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...