Lajme

Krizë politike në Mal të Zi, priten ndryshime në qeveri

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 01 October 2021

Mali i Zi nisi të premten konsultimet për riformatimin e qeverisë, për të zgjidhur krizat e ndryshme brenda koalicionit.

Përplasjet nisën që dhjetorin e kaluar kur 41 deputetët e shumicës morën drejtimin e parlamentit, por pati rezerva për qeverisjen me teknicienë, qëndrime që kulmuan më vonë pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë dhe së fundmi, nga protestat kundër mitropolitit serb.

Ditën pati bisedime mes kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe përfaqësuesve të partive aleate, me propozim të 37 deputetëve të shumicës.

-Advertisement-

“Kryeministri Krivokapiq do e mbështetë çdo marrëveshje dhe kompromis që do i sjellë stabilitet politik vendit, për të vijuar procesin e demokratizimit të Malit të Zi,” njoftoi kryeministria malazeze.

Forcat kryesore në pushtet, Fronti Demokratik dhe Demokratët, kanë kërkuar zgjerimin e kabinetit aktual me 18 nga 12 ministri që ka tani, dhe që të ketë tre zëvendëskryeministra, jo një.

Lëvizja Civile “URA” e zv.kryeministrit shqiptaro-malazez, Dritan Abazoviq, është shprehur në favor të riformatimit por i mbetet idesë së qeverisë teknike.

Partia e tij, ndërkohë, ka akuzuar partnerët më të mëdhenj në qeveri se kanë marrë postet më të rëndësishme dhe bashkë me opozitën e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviq, pohojnë se kriza në vend mund të zgjidhet edhe me zgjedhje të parakohshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera