Ekonomi

Kriza e naftës: Gërxhaliu thotë se Kosova duhet të bashkëpunojnë me vendet fqinje

Autori: Elvira Haxhiu 16:49 | 09 March 2022

Çmimi i naftës në Kosovë vazhdimisht është duke u rritur. Vetëm të mërkurën çmimi ka shkuar deri në 1.82 euro.

Ndërkaq, është njoftuar se kjo rritje mund të shkojë deri në 3.5 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njohësit i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, Kosova duhet të bashkëpunoj me vendet fqinje që kanë rezerva dhe të aplikojë një strategji, e cila do të ndikojë në kalimin e kësaj krize.

-Advertisement-

“Kam mendu që qeveritarët Kosovarë do të jenë sot në Tiranë, do të jenë në Podgoricë, do të jenë në Shkup, do të jenë në Sofje, që bashkërisht me shtet fqinje që kanë fuqi dhe potencial të rezervave ta gjejnë një modalitet dhe të një kombinimi të interesave dhe të aplikimit të një strategjie, e cila do të ndikojë në reduktimin e efekteve negative të kësaj krize”, ka thënë Gërxhaliu për Gazetën Infokus.

Gjithashtu, Gërxhaliu e sheh shqetësues faktin që Kosova nuk ka marrë asnjë masë lidhur me këtë çështje dhe se sipas tij mungon një dialog i mirëfilltë publiko-privat.

“Besoj që ka qenë momenti kur kryeministri apo ministrat e linjës është dashtë të takohen me importuesit e naftës, është dashtë të takohen me importues dhe përpunuesit e grurit dhe askush nuk mund të depërtojë ne tregje dhe askush nuk ka informacione për tregje më shumë se sektori privat dhe biznesmenët kosovar”, ka thënë ish-kryetari i Odës Ekonomike.

E kjo rritje e çmimit të naftës ka bërë që qytetarët të shqetësohen dhe të mbushin rezervarë me derivate në tentativë për të siguruar rezerva të mjaftueshëm të derivateve të naftës.

Në disa fotografi të realizuara nga Gazeta Infokus, në një pompë derivatesh në Fushë Kosovë, shihen qytetarë duke mbushur rezervuarët me naftë.

Kujtojmë se këto janë çmimet më të larta të naftës në Kosovë që nga pas lufta, e rritja e çmimit të naftës ka prekur edhe vendet në rajon dhe në botë.

Në këtë rritje t çmimeve të naftës ka ndikuar jo pak edhe lufta në Ukrainë dhe sanksionet e djeshme amerikane ndaj furnizimit me naftë nga Rusia./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy