Kreu i AP të NATO-s: Të parandalojmë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor nga Rusia e Kina
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 08 October 2022
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald Connolly, ka kërkuar nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që së bashku me vendet euroatlantike të punojnë për të parandaluar destabilizimin e rajonit pas agresionit rus në Ukrainë.
Në videomesazhin e tij në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Connolly u shpreh se invazioni rus ka cenuar peizazhin e sigurisë në botë, ndërsa vendet demokratike duhet të qëndrojnë krah njëra-tjetrës për të kaluar edhe këtë sfidë.
“Me këtë agresion Rusia dëshiron që të shkatërrojë demokracinë në Ukrainë dhe ta bëjë këtë edhe kudo. Shtetet tona duhet të qëndrojnë me njëra-tjetrën me të gjitha kombet demokratike për të luftuar këtë krim që po e bënë Rusia ndaj demokracive të tjera… Siguria jonë është e ndërlidhur ngushtë për këtë Ballkani Perëndimor dhe shtete euroatlantike duhet të punojnë bashkë për të tejkaluar sfidat e rajonit dhe të pengojnë destabilizimin nga fuqitë jo demokratike siç janë Rusia dhe Kina”, tha ai.
Ambasadori zviceran në vendin tonë, Thomas Kolly, u shpreh se fakti që Kosova po mirëpret këtë seminar për herë të dytë tregon se është e përkushtuar drejt sigurisë në Ballkanin Perëndimor por edhe në Evropë.
Ai tha se për Zvicrën paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë e rëndësishme.
“Diskutimet tona janë më një synim të përbashkët, promovimi i një të ardhme paqësore dhe demokratike për Ballkanin Perëndimor në kontekst të integrimit evropian të këtij rajoni… Në dritën e luftës së Rusisë në Ukrainë që është në kundërshtim me drejtën kombëtare dhe vlerat themelore, diskutimi për siguri që ka të bëjë me shqetësimet në kontinentin e Evropës është më i rëndësishëm se kurrë duke pasur parasysh sfidat aktuale të sigurisë, promovimi i standardeve demokratike dhe roli qe ka parlamenti në mbikëqyrje është jashtëzakonisht i rëndësishëm… Paqja në Ballkanin perëndimor mbete njëra nga prioritet e politikës së jashtme të Zvicrës.. kontributi i Zvicrës ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor është i shumëfishtë”, tha ai.
Sot në Prishtinë filloi punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“, në të cilin janë paralajmëruar më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.
Në takimin treditor do të diskutohet për sfidat dhe perspektivën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë evropiane, mbështetjen e NATO-s për paqen dhe stabilitetin në rajon, për qeverisjen dhe reformën e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe mbikëqyrjen parlamentare mbi institucionet e sigurisë në Kosovë.
Të tjera
-
“Je gënjeshtar” – Dëshmitë në gjyqin ndaj Trump/ Avokatët e ish-Presidentit përplasen me dëshmitarin
Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump, pranoi në Gjykatë se ndër vite shp...
-
“Lojë hileqare e Albin Kurtit” – Zgjedhjet e parakohshme dhe KiE, opozita me kritika e akuza ndaj kryeministrit Kurti
Hapjen e temës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, opozita e konside...
-
Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën për KiE
Kreydiplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrj...
-
Analisti shqiptar për dështimin e Kosovës për anëtarësim në KiE: Besueshmëria e aleatëve tashmë është cenuar
Analisti shqiptar që vepron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
-
Policia arreston personin që ishte arratisur nga burgu i Gjilanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që ta arrestojnë një të dyshuar...
-
“Qeveria gjermane më në fund fitoi respektin e ekstremistit të Trump” – Eurodputeti gjerman ironizon me Richard Grenell
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka shpërndarë postimin e Richard Gr...
-
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca ...
-
Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge
Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vint...
-
ASK: Nuk ka rënie të madhe të numrit të popullësisë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Arrestohet në Ferizaj, kërkohej për një vrἀsje në tentativë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmjen e së enjtes, i cili ishte ...
-
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Kompania LATEL është shpallur kompania më e mirë në pronësi të huaj për perfo...
-
“Shtylla e familjes” – Prindon Sadriu me urim të veçantë për ditëlindjen e gruas Presidente
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po feston ditëlindjen e saj të 42-të. ...