Lajme

Krejt çka dihet deri më tani për plagosjen e të riut nga Tetova në një lokal në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 09 January 2023

Mbrëmë një person mbeti i plagosur në një lokal në lagjen “Emshir” të Prishtinës. Plagosja ka ndodhur në lokalin “Exit Lounge Bar”. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Mbrëmë policia raportoi se personi që ka mbetur i lënduar është B.A, 37 vjeçar.

Bëhet fjalë për Burim Ajetin.

-Advertisement-

Të njëjtat burime thonë se Ajeti është nga Maqedonia e Veriut përkatësisht komuna e Haraçinës.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, bëri të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera