Lajme

Krasniqi: Shkarkimi i ambasadorit Berishaj s’mjafton më, të sillet para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 19 January 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalën e tij para deputetëve në kuvend, ka folur në lidhje me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai është shprehur se tani është vonë dhe se shkarkimi i tij më nuk mjafton.

Tutje, Krasniqi ka kërkuar që të bëhen hetime serioze dhe ambasadori Berishaj të vihet para drejtësisë.

-Advertisement-

“Tashmë është vonë dhe shkarkimi i ambasadorit Berishaj më nuk mjafton, duket të bëhen hetime serioze. Martin Berishaj duhet të sillet para drejtësisë dhe kushdo që është në këtë piramidë”, është shprehut tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera