Lajme

Krasniqi për eksodin: Mirënjohje të gjithë shqiptarëve në rajon

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 16 April 2022

Kryetari i Partisë Demokratike Kosovës, Memli Krasniqi, në Ditën e Eksodit Shqiptar ka kujtuar mbi një milion shqiptarë të Kosovës që ishin detyruar dhunshëm të largoheshin nga shtëpitë e tyre 23 vite më parë.

Krasniqi tha se është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë.

“Po aq e rëndësishme për Kosovën është edhe drejtësia për viktimat e saj, e cila deri sot, fatkeqësisht, akoma nuk ka ardhur”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Ai ka shprehur falënderime për të gjithë shqiptarët në rajon të cilët hapen dyert e shtëpive për të pritur vëllezërit nga Kosova.

“Në këtë ditë të kujtesës tonë kolektive, të historisë jo të largët, u shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë shqiptarëve në rajon, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, që hapën zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre, për të strehuar refugjatët nga Kosova. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, përfundoi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera