Lajme

Krasniqi në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës: Ndonëse pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 06 September 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se edhe pse policia nuk ka kushte të favorshme për punë dhe me paga të ulëta, prapë se prapë mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim.

“23 vite më parë, Kosova u bë me Shërbimin Policor të Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë. Aktualisht, Policia jonë, ndonëse me kushte jo të favorshme të punës, e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Madje ai u shpreh mirënjohës për punën dhe angazhimin e angazhimin e mijëra grave e burrave që ndër vite kanë vendosur të shërbejnë në Policinë Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera