KPK vendos që t’i kompensojë prokurorët që punojnë për zgjedhjet e 11 qershorit

Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 29 May 2017
Sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial shqyrtuan raportin e Koordinatorit Kombëtar për luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën janar-mars 2017. Anëtarët e KPK-së me disa sugjerime, miratuan raportin.
“Anëtarët e KPK-së, shqyrtuan dhe aprovuan pikën për procedurat standarde të veprimit për ngritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Ky plan ka për synim ngritjen e efikasitetit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje gjatë procedimit të këtyre rasteve në prokurori. Ky efikasitet synohet të arrihet përmes caktimit të prokurorëve të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje”, thuhet në komunuikatën e KPK-së.
Gjithashtu, anëtarët e KPK-së shqyrtuan dhe aprovuan Rregulloren me Nr. 04/2017, për Klasifikimin e Informacioneve të sistemit prokurorial. Kjo rregullore ka për qëllim klasifikimin e informacioneve të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, e cila do të zbatohet për tërë sistemin prokurorial.
Po ashtu, anëtarët e KPK-së, me sugjerimet e dhëna aprovuan Rregulloren me Nr. 05/2017, me, e cila ka për qëllim të përcaktojë organizimin e punës dhe përgjegjësitë e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, si komision i përhershëm i Këshillit Prokurorial. Fushëveprimi i kësaj Rregullore është veprimtaria e Komisionit që lidhet me planifikimin, shqyrtimin rekomandimin, menaxhimin dhe monitorimin e buxhetit të KPK-së.
Në këtë mbledhje u miratua kërkesa për kompensim të prokurove që angazhohen për zgjedhjet e 11 qershorit.
“Po sot, anëtarët e KPK-së aprovuan kërkesën e Koordinatores nacionale për zgjedhje, Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës për angazhimin e tyre në ditën e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017”, bëhet e ditur nga Këshilli Prokuorial.
Si pikë e fundit e rendit të ditës që shqyrtuan dhe aprovuan anëtarët e KPK-së, ishte kërkesa e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, që për udhëheqës të Departamentit të Krimeve të Rënda, të caktohet prokurori Kujtim Munishi. /Lajmi.net/

Të tjera
-
Merimangat helmuese paralizojnë portin e makinave në Detin e Veriut
Terminali i makinave në Bremerhaven, që njihet edhe si porti i makinave në De...
-
500 mijë euro për dy ditë, Ymeri: Ndalesat me pikëpyetje të bllokut “B1” po i pasurojnë tregtarët e energjisë
Inxhinierja Janina Ymeri ka reaguar ashpër lidhur me ndërprerjet e shpeshta d...
-
Ramush Haradinaj hyn në presidencë për takimin me Vjosa Osmanin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tashmë ka mbër...
-
Abdixhiku: Për bindjen tonë është përmbysur rëndi kushtetues, do t’i drejtohemi Gjykatës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me Pr...
-
Abdixhiku pas takimit: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar p...
-
Krasniqi i reagon Kurtit për konstituimin e Kuvendit në “fund të korrikut”: S’kemi pse presim, mund ta bëjmë qysh nesër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në takimin me Presidenten ...
-
Auditimi në ministrinë e Hajdarit: Shkelje në subvencione, borxhe të fshehura, emërime pa konkurse dhe pagesa bizneseve pa marrëveshje
Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar parregullësi dhe shkelje serioze në ...
-
Bileta të lira-Udhëto nga Prishtina drejt Dortmundit çdo të mërkurë dhe të shtunë!
PrishtinaTicket ju mundëson që të udhëtoni drejt Dortmundit direkt nga Aeropo...
-
Protesta për çmimin e grurit ndalohet në Veternik, bujqit: Më shtrenjtë blihet gruri i importuar nga Serbia
Çmimi prej 17 centë kg i grurit ka bërë që disa bujq të protestojnë sot në Pr...
-
Specialja merr vendim: Shtyen konferencën për Thaçin dhe të tjerët me 19 gusht
Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, në krye m...
-
Memli Krasniqi jep detajet e fundit pas takimit me presidenten
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas ta...
-
Lumir Abdixhiku arrin në Presidencë për takimin me Osmanin
Pas kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniq...