Lajme

Kosovarit në aeroport i gjendet në valixhe një elektroshok me mbishkrimin “police”

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 04 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Aeroportin “Adem Jashari”, i është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin “police”, raporton Express.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:00.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Aeroporti i Prishtinës 03.01.2023-04:00. Gjatë kontrollit në valixhet e një të dyshuari kosovar është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin police. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera