Kosovarët shpenzuan 89 milionë euro për t’u pajisur me viza Schengen
Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 08 October 2022
Dhjetë vjet pas fillimit të dialogut për viza dhe katër vjet nga zbatimi i standardeve, Kosova është ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në.
Ka sinjale pozitive nga BE-ja për të përmbyllur procesin e shumëvonuar të liberalizimit për Kosovën, por sidoqoftë deri më tani ky regjim vizash i ka kushtuar kosovarëve miliona euro.
Raporti i ri i Grupit për Ballkan “Regjimi i vizave për Kosovën: a do t’i japë fund BE-ja kësaj agonie të gjatë” ka nxjerrë shifrat e shpenzimeve të kosovarëve për t’u pajisur me vizë Schengen, raporton Gazeta Express.
“Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, Kosovarët kanë paguar rreth 89 milion EUR për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së”, thuhet në raport.
Gjithashtu, raporti vlerëson se kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me GDP vjetore prej 4,986 $ për kokë banori (2021) dhe një pagë mesatare prej 484 € (2021).
“Megjithatë, BE-ja dhe anëtarët e saj janë donatori më i madh për Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova do të përfitojë 63.96 milion EUR nga fondet e IPA III (2021-227)”.
Javët në vijim po priten të janë vendimtare për këtë proces. Me një vendim pozitiv më 13 tetor në takimin e Grupit Punues për Viza të Komisionit Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hynte në rrugën formale të miratimit, i cili mund të zgjasë disa muaj.
Raporti i ri i Grupit për Ballkan argumenton se vonesat nga ana e BE-së në procesin e liberalizimit janë tërësisht të pajustifikueshme.
“Kosova ka vazhduar të bëjë progres shtesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mjaftueshëm për të bindur shtetet anëtare skeptike”, thuhet në raport ndër të tjera.
Regjimi i vizave ia ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjët e tyre në tregjet europiane, thotë raporti.
“Marrëveshja për Stabilizim e Asociim me BE-në (2015) ka pasur efekte më të vogla për Kosovën, sesa për vendet tjera të rajonit, mu për shkak të mos lëvizjes së lirë te njerëzve. Nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave e shërbimeve (siç parashihet në MSA) pa lëvizje të lirë të njerëzve. Rrjedhimisht, kompanitë kosovare, në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë mundësi më të pakta. Kompanitë kosovare, të anketuara nga Grupi për Ballkan, konsiderojnë se regjimi i vizave ka ndikuar negativisht në qarkullim me 15-50%”.
Prandaj, thotë Grupi për Ballkanin, të dhënat dhe argumentet e paraqitura në raport duhet të shtyjnë edhe më shumë vendet e BE-së që të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe atë sa më parë që të jetë e mundur.
Më poshtë janë edhe disa nga gjetjet e prezantuara në raport:
o 13.4% rritje në bastisjet e policisë në vitin 2021 krahasuar me 2020;
o Rritje prej 75% në luftimin e grupeve të krimit të organizuar;
o Rritje prej 85% e aktakuzave për krime ekonomike dhe korrupsion krahasuar me një vit më parë;
o Krijimi i një mekanizmi të ri gjurmues për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Numri i rasteve të synuara është rritur nga 31 në vitin 2016, në 82 në vitin 2022;
o Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor nga Raporti Botëror i Drejtësisë mbi Sundimin e Ligjit;
o Përmirësimi i pozicionit të saj në Indeksin e Transparency International me 17 vende/ dhe vendi i dytë me pikët më të mira në Ballkanin Perëndimor;
o Janë iniciuar 726 raste të reja me 792 persona të arrestuar dhe 541 aktakuza ndaj 738 personave të dyshuar në fushën e parandalimit dhe luftimit të drogës.
Për më tepër, numri i azilkërkuesve ka rënë nga 4720 në vitin 2018, në 2345 në vitin 2021, që është një tjetër indikator suksesi.
Të tjera
-
I dyshuari për atenat ndaj kryeministrit sllovak del para gjykatës
Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka...
-
Komuna e vogël në Filipine dyshon që kryetaren e kanë spiune kineze – ja pse
Qyteti i Bambanit në periferi të Manilas në Filipine është trazuar meqë po dy...
-
Vlora Çitaku e bindur: Zgjedhjet më së largu në korrik
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku...
-
Eurodeputeti holandez pasi Kosova nuk u fut në agjendë për KiE: Shtetet anëtare iu përkulën Serbisë
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshi...
-
“Po bëjmë përpjekje që rruga të hapet” – Durmishi flet për bllokimin e rrugës Klinë – Gjakovë
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se janë duke bë...
-
Hovenier takohet me ushtarët amerikanë të dislokuar në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takua...
-
Çitaku: Mos anëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitak...
-
500 euro gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj
Të premten, Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy...
-
Presidentja Osmani në bashkëbisedim me ish-sekretaren Clinton: Falënderova atë peronalisht dhe Presidentin Clinton
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bash...
-
Llapi – Ballkani, ndeshja e ‘nxehtë’ për titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll
Xhiroja e parafundit e Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë një përb...
-
Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland
Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nive...
-
Armend Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka deklarua...