Kosova për vitin 2022 pret rritje ekonomike me tre përqind
Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 29 August 2022
Megjithëse lëvizja e çmimeve por edhe energjia elektrike po shihen si mundësi për ngecje në aspektin ekonomik, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, shprehet optimist për zhvillimet ekonomike në vend për këtë vit.
Kurse drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OAK), Arian Zeka, tha se Qeveria duhet të promovojë më efektshëm rritjen e investimeve të huaja direkte, por edhe të inkurajojë rritjen e investimeve të brendshme, si ndër elementet më të rëndësishme të rritjes së përshpejtuar ekonomike.
Guvernatori Mehmeti: Projeksionet e BQK-së parashohin rritje ekonomike me 3 %
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, shprehet se sa i përket vitit 2022, projeksionet e BQK-sё sugjerojnё se aktiviteti ekonomik do të shënojë rritje me 3.0% pёrqind.
“Ngadalësimi i rritjes së aktivitetit ekonomik pritet të jetë kryesisht pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme”, tha ai në një prononcim për RTKlive.
Au ka folur edhe për komponentët që kontribuuan në rritjen e lartë të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2021. “Rritja e konsumit prej 7.8 përqind, rritja e investimeve prej 10.2 përqind por edhe rritja më e ngadalësuare deficitit të eksporteve neto prej 1.9 përqind”, tha ai.
Zeka: Qeveria duhet të promovojë më efektshëm rritjen e investimeve të huaja direkte
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OAK), Arian Zeka, tha se Qeveria duhet të promovojë më efektshëm rritjen e investimeve të huaja direkte, por edhe të inkurajojë rritjen e investimeve të brendshme, si ndër elementet më të rëndësishme të rritjes së përshpejtuar ekonomike.
“Qeveria e Kosovës duhet të ndjekë një agjendë dinamike të reformave të cilat do të kishin në qendër fuqizimin e sektorit privat, si shtylla më e rëndësishme e rritjes ekonomike. Në një raport të fundit, Banka Botërore i rekomandon Kosovës që të përqendrohet në rritjen e produktivitetit të firmave, përmes zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe rritjen e eksporteve”, tha Zeka për RTKlive.
Sipas tij në këtë aspekt mbështetja e ndërmarrjeve prodhuese është e një rëndësie të madhe për ruajtjen dhe përmirësimin e përparësive konkurruese, përfshirë këtu edhe përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e këtij sektori.
“Ngritja e paralajmëruar e normave të interesit do të vështirësonte financimin për ndërmarrjet private, e rrjedhimisht do të kishte efekt të kundërt me synimet e sipërcekura. Po ashtu, furnizimi jo i sigurt aktual me energji elektrike vështirëson operimin e të gjitha ndërmarrjeve, e veçanërisht atyre prodhuese, prandaj duhet adresuar dhe zgjidhur me prioritet të lartë. Vazhdimi i situatës aktuale do të frenonte eksportet, të cilat fatmirësisht kanë shënuar një rritje të kënaqshme në dy vitet e fundit”, tha ai.
Pavarësisht se kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të vitit, sipas tij Qeveria duhet të përpiqet që të iniciojë zbatimin e të gjitha projekteve të investimeve kapitale të parapara për vitin 2022, meqë këto investime kanë efektin më të lartë në rritjen e autputit ekonomik, si dhe për nxitjen e aktivitetit ekonomik të sektorit privat.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...