Ekonomi

Kosova importoi hiq më pak se 31.4 milionë litra derivate të naftës vetëm në dy javët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 11 March 2022

Prej ditës kur Rusia filloj pushtimin luftarak në Ukrainë, bota u trondit nga paniku i furnizimit me derivate të naftës. Çmimet pësuan rritje në çdo vend e padyshim edhe Kosova u prek nga këto ndryshime, shkruan Gazeta inFokus.

Rritjet e çmimeve të naftës në vend pësuan një rritje prej rreth 30 deri 40 cent për litër.

Njëkohësisht u ngritën dilema e panikë se përveç çmimeve mund të këtë edhe mungesë të furnizimit.

-Advertisement-

Por statistikat nga Dogana e Kosovës, flasin për një trend të madh të importit të derivateve pikërisht nga dita kur filloj lufta në Ukrainë.

Bazuar në statistikat të cilat i ka siguruar Gazeta Infokus nga Doganat e Kosovës, për sasinë e importuar të naftës nga data 24 shkurt deri me 8 mars del se janë importuar hiq me pak se 31 milionë e 441 mijë e 338 litra.

Sipas këtyre statistikave të Doganave të Kosovës, Importi i derivateve të naftës në sasinë më të madhe është ardhur nga Arabia Saudite në një sasi prej 19.5 milionë litrash. Kurse shteti i dytë prej nga kemi importuar derivate është Maqedonia por në sasi tre fish me pak sesa Arabia Saudite.

Nga Maqedonia, Kosova ka importuar mbi 1.2 milionë litra, derisa shteti i tretë i importit është Greqia me pak mbi 4 milionë litra.

Tabela me poshtë është me shënimet e sakta të sasisë së importit dhe vendeve prej nga kanë ardhur.

Arabia Saudite: 19,513,898 litra

Maqedonia: 5,226,701 litra

Greqia: 4,086,848 litra

Turqia: 1,273,776 litra

Serbia: 718,684 litra

Rumania: 379,048 litra

Bullgaria: 123,969 litra

Emiratet e Bashkuara: 118,414 litra./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera