Ekonomi

Zbulohet mjeku tjetër kosovar me 3 vende pune, 44 mijë euro pagë mujore: Kjo është pasuria e tij marramendëse e kapitali milionësh

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 01 July 2024

Gazeta Infokus në video storien e dytë shpalos pasurinë marramendëse të doktor Afrim Veliu, gjinekolog, obsteter.

Shumën e pagave tejet të mëdha në tri vende të punes.

Cila është klinika private që e paguan mbi 30 mijë euro në muaj dhe sa para merr në të njejtën kohë edhe në një klinikë tjeter private dhe po ashtu në institucionin publik, në një klinikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës..?

-Advertisement-

Gazetari Shkelzen Dakaj po ashtu në këtë video zbulon edhe Kapitalin milionësh në pasuri të paluajtshme dhe sa milionë euro posedon ky doktor para kesh në bankat komerciale.

Nga puna e tij në QKUK në Klinikën e Gjinekologjisë paga e doktorit Veliu, kap shifrën 1700 euro, pagë mujore.

Ndërsa 8 mijë euro është paga e tij mujore në Klinikën Amerikane. Mirëpo nuk mbaron me kaq. Doktori Veliu posedon një super pagë mujore 35 mijë euro në Klinikën private Medica Plus.

Në total të hyrat e tij mujore nga pagat kapin shifrën marramendëse prej 44 mijë e 700 euro apo 536 mijë e 400 euro të hyra vjetore.

Por ky është vetëm fillimi. Ai posedon shuma marramendëse të parave të gatshme në banka. Hiq më pas se 460 mijë euro vetëm në një bankë, 225 mijë euro në një bankë tjetër dhe 104 mijë euro në një bankë tjetër .

Vetëm deri këtu pasuria e tij e kalon vlerën milionëshe.

Për pasurine e paluajtshme e kapitalin milionësh ndiqni video storien në vazhdim e realizuar nga gazetari Shkelzen Dakaj:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera